Dashuri është kur personit të dashur i kushtoni rëndësi, e dini çka don, dhe mundoheni ta befasoni dhe gjithmonë të mendoni në te. Ja si e ka treguar dashurinë nga dita në ditë një gjysh simpatik.
Pol 78 vjeçar dhe Meri 76 vjeçare janë në martesë tash 56 vjet, gjatë të cilës ai bashkëshortes së vet ia ka dhuruar 55 mijë fustana!
Pol ka dashur që Meri e tij të ketë gjithmonë fustan të ri kur kanë shkuar në ndonjë ndejë. Kjo ka bërë që sot Margot të ketë koleksion prej 55 mijë fustanesh.
Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetsore të bashkëshortit, fustanet që zënë vend në 6 kontejnera tani janë në shitje.
Pol tregon që vallëzimi ia ka ndryshuar jetën atij dhe bashkëshortes pas dashurisë.
-Margot është dashuria e jetës sime dhe e tillë ka mbetur edhe sot. Pas saj kam shkuar në SHBA edhe përkundër asaj që familja ime ka qenë kundër. Kemi jetuar në vende të ndryshme, derisa kemi blerë shtëpi në Los Angeles. Koleksioni i fustanëve është rritur, andaj edhe ne kemi pasur nevojë për vend më shume. Gjithmonë i kam blerë fustane, kudo që kam shkuar- ka treguar Pol.
Pol shpjegon se si ka ardhur deri tek shifra prej 55 fustanave:
-Më ka pëlqyer ta shikoj se si kërcen dhe kam mbledhur fustane për te. Kam qenë isht fascinuar nga fustanet e viteve 50, sepse kanë shfaqur feminitet. Çdo javë kemi shkuar në pista vallëzimi dhe unë kam dëshiruar që Margot gjithmonë të ketë një fustan të ri.
Por prap 55 mijë fustana as vetë Margot nuk ka arritur t’i veshë. Opsesioni i Polit ka shkuar deri aty saqë ai ka blerë fustane para punës, pas punës dhe më vonëi ka ndjekur edhe lirimet, kështuqë ka ditur gjatë ditës të blejë edhe nga 30 fustane në ditë.
Pas dy fëmijëve dhe 56 vjet martese, çiftit i ka ardhur koha ta hudh në shitje koleksionin e fustaneve, normalisht, jo të gjitha.
- Kur kam blerë fustane nuk kam shikuar a janë firmë apo jo, por kam koleksione të Oskara de la Rente dhe të Vera Vang – ka theksuar Pol.