Fotografi italian Emanuele Satolli, ka kaluar një vit në Rusi, për të përcjellë personat e varur nga droga që njihet si “krokodil”. Shikoni se çfarë ka xhiruar.
“Krokodili” është drogë ruse që është përhapur shumë në Evropë. Kjo është drogë shumë më e lirë se heroina, prandaj e quajnë edhe si “droga e të varfërve”.
Punohet nga metalet e rënda, benzina, fosfori i kuq dhe tabletat e grimcuara të kodeinës, ndërsa emrin e ka marrë nga rrjepja e lëkurës së personit që bëhet i varur nga përdorimi prej saj.
Narkomanët të cilët e përdorin jetojnë vetëm pak vite, ndërsa pjesët e dëmtuara të trupit nuk kanë shpëtim, kështu që duhet të bëhet amputimi.
“Krokodili” është në dispozicion për të gjithë, meqë tabletat e kodeinës blihen pa recetë në barnatore, ndërsa substancat tjera të nevojshme janë pjesë e kimikateve shtëpiake, transmeton telegrafi.
Një ekspert i drogave ka thënë se infeksionet lehtë paraqiten nga gjilpërat e ndyta, kështu që pasojat e rënda shpesh mund t’i atribuohen gabimisht “krokodilit”. Sidoqoftë, dihet se tek të gjithë përdoruesit shfaqen plagë të hapura, ndërsa vdekja vjen shumë shpejtë.