Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Shpëtim Saraçi rikthehet “në skenë” në festivalin e RTSH

$
0
0

Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka tejkaluar momentet e vështira me shëndetin dhe i është rikthyer punës, duke marrë përsipër udhëheqjen artistike të Festivalit në RTSH.

shpetim-saraci1
Në internet është publikuar një fotografi, që tregon Shpëtim Saraçin në formë mjaft të mirë, bashkë me drejtuesin e festivalit Enkel Demi.
Shpëtim Saraçi u dërgua në Gjermani, pak muaj më parë, pasi pësoi një ishemi në tru. Ai është një nga kompozitorët më të njohur në vend.

Kompozimet e tij mbajnë firmën e disa hiteve më të njohura pas viteve ’90-të, kënduar nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare. Vitet e fundit ai ka qenë drejtor artistik i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Në 2010-ën, kënga e kompozuar dhe orkestruar prej tij, “Kënga ime”, e kënduar nga Aurela Gaçe, prezantoi Shqipërinë në “Eurosong”. Ai është i martuar me këngëtaren Mira Konçi dhe nga martesa e tyre kanë lindur dy fëmijë.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles