Vitamina K përmirëson dendësinë e masës kockore te personat që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it.
Personat me sëmundjen në fjalë janë grup më i rrezikuar për të zhvilluar osteopeninë, e cila është një gjendje paraprirëse e osteoporozës – dendësinë së ulët të kockave.
Në mesin e faktorëve që çojnë në zhvillimin e kësaj gjendje është edhe mungesa e mineraleve dhe vitaminave të caktuara, si kalciumit dhe vitaminës D. Por në këtë rol ndikon edhe vitamina K, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë.
Studiuesit irlandezë kanë krahasuar nivelin e vitaminës K1 te një grup personash me sëmundjen e Crohn-it, e cila gjatë kohës së studimit kanë qenë në gjendje “heshtje”, dhe i kanë krahasuar ata me një grup personash pa këtë sëmundje.
Rezultatet e fituara kanë treguar se nivelet e ndryshme të vitaminës K te personat me sëmundjen e Crohnit janë më të ulëta krahasuar me grupin kontrollues. Po ashtu është vërejtur se edhe humbja e masës kockore ka qenë më e madhe sa më i ulët ka qenë niveli i vitaminës K.
Në mesin e ushqimeve më të pasura me vitaminë K janë perimet gjethegjelbra, si spinaqi, marulet e lakrat./mjeku/