Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Spinaqi mbron nga katarakti

$
0
0

Spinaqi ka një varg dobish shëndetësore, përfshirë edhe efekte pozitive në shëndetin e syve, thonë studiuesit amerikanë.

Spinaqi mbron nga katarakti

Sipas hulumtuesve nga Ohio State University, spinaqi, si edhe perimet tjera gjethe-gjelbra, kanë në përbërje disa antioksidues të caktuar të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin e kataraktit.

Hulumtimet laboratorike në qelizat e syve të njerëzve kanë treguar se luteina dhe zeaksantina, antioksidues të cilët gjenden në perimet gjethe-gjelbra, ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga veprimet e dëmshme të rrezeve ultra-vjollcë, të cilat janë shkaktarët kryesor për zhvillimin e kataraktit.

Hulumtuesit i kanë krahasuar veprimet e antioksiduesve të caktuar me veprimin e vitaminës E, po ashtu një antioksidues i fuqishëm.

Sipas rezultateve, shtimi i luteinës dhe zeaksantinës ka siguruar një mbrojtje dyfish më të mirë krahasuar me vitaminën E. Luteina dhe zeaksantina kanë siguruar mbrojtje të dyfishtë krahasuar me vitaminën E. Luteina dhe zeaksantina kanë ulur shenjat e dëmtimit për 50-60 për qind, derisa vitamina E të njëjtat shenja i ka ulur për 25-32 për qind.

Po ashtu është vërejtur se për të arritur një efekt të njëjtë mbrojtës, është e nevojshme 10 herë më pak luteinë dhe zeaksantinë, se vitaminë E./mjeku/

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267