Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Aknet dhe shenjat e mbetura nga to

$
0
0

Shenjat e mbetura nga aknet mund të jeni si një ndëshkim i dyfishtë – fillimisht ju duhej të merreni me puçrrat, tash i keni shenjat e zeza apo xhungëzat (dhëmbëzat) e mbetura si një përkujtues i tyre.

Është e rëndësishme t’i kuptoni llojet e ndryshme të akneve, ashtu që të mund të kuptoni se çfarë duhet të bëni për llojet e ndryshme të shenjave të shkaktuara nga to. Plagët ose puçrrat e akneve shfaqen kur folikulat e qimeve në lëkurë, të njohura si pore, mbyllen me yndyrë dhe qeliza të vdekura. Një folikul i mbyllur është një vend i përkryer ku bakteret mund të zhvillohen dhe të krijojnë xhunga të vogla dhe shpesh të mbushura me qelb, që ne i quajmë puçrra.

Aknet dhe shenjat e mbetura nga to

Aknet vijnë në forma të ndryshme:

  • Akne të buta, që nënkupton puçrra të vogla me majë të bardhë ose të zezë, të cilat na shfaqen neve kohë pas kohe.
  • Akne me ashpërsi mesatare, ku përfshihen puçrrat e kuqe të inflamuara, të quajtura papula, dhe puçrra të kuqe me një qendër të bardhë, të quajtura pustula.
  • Akne të ashpra, që bëjnë që nodulat (cista ose xhunga të dhimbshme, të mbushura me qelb) të paraqiten nën lëkurë.

Aknet dhe shenjat e mbetura nga to

Në rastet e formave më të ashpra të akneve, nodulat kanë më shumë gjasa të lënë shenja të përhershme, krahasuar me llojet tjera të akneve.

Qasja më e mirë është të bëhet trajtimi sa më i hershëm i akneve, menjëherë pasi ato paraqitjen, për të parandaluar ashpërsimin e tyre dhe shfaqjen e dhëmbëzimeve nëpër lëkurë. Nëse ju keni nodula, vizitoni mjekun ose dermatologun për të marrë trajtimin e duhur.

Trajtimi i shenjave dhe dhëmbëzave

Shumicën e kohës, ato shenja të kuqe ose ngjyrë kafe të mbetura nga puçrrat largohet vetë pa pasur nevojë për trajtim. Megjithatë shtypja ose shpërthimi i akneve mund të rritë rrezikun për shfaqje të shenjave.
Shenjat e mbetura nga aknet shfaqen në dy forma:

  • Shenja ose dhëmbëzime me gropëzime graduale, dhe
  • Shenja të thella dhe të ngushta.

Aknet e një personi duhet të merren nën kontroll para se të krijohen dhëmbëzimet e lëkurës (xhungëzimet) ose para se ato të lënë shenja.

Dhëmbëzimet e mesme dhe ato të ashpra

Trajtimi i shenjave ose dhëmbëzimeve të mbetura pas largimit të akneve varet nga ashpërsia e tyre. Në disa raste, mjeku ose dermatologu mund t’u këshillojë ndonjë lëndë kimike për t’i gërryer ose me anë të mikrodermabrazionit, për të përmirësuar pamjen e zonave të dhëmbëzuara të lëkurës. Këto trajtime të lehta mund të realizohen në ordinancën e mjekut.

Nëse keni dhëmbëzime serioze nga shpërthimet e mëhershme të akneve, atëherë trajtimi mund të bazohet në këto metoda:

  • Rirrafshimi i lëkurës me laser – Kjo metodë mund të realizohet në ordinancën e mjekut ose dermatologut. Laseri largon shtresat e sipërme të dëmtuara të lëkurës dhe ngjesh shtresën e mesme, duke e bërë lëkurën më të rrafshët. Kjo mund të kërkojë nga disa minuta deri në një orë. Mjeku do të përpiqet të lehtësojë dhimbjen duke u injektuar anestezion lokal. Kjo zakonisht kërkon tre deri në 10 ditë që lëkura të shërohet plotësisht.
  • Dermabrazioni (gërryerje e lëkurës) – Ky trajtim përdor një brushë me fije që rrotullohet ose instrument tjerrës që e gërryen sipërfaqen e lëkurës. Derisa lëkura shërohet, shtresat e reja, më të buta të saj e zëvendësojnë lëkurën e gërryer. Kjo metodë mund të kërkojë pak më shumë kohë për të shëruar – zakonisht nga 10 ditë deri në tre javë.
  • Terapia e pjesshme laserike – Ky lloj trajtimi funksionon në nivele më të thella se sa ri-rrafshimi ose dermabrazini. Pasi terapia laserike nuk shkakton plagë në shtresën e sipërme, shërimi mund të jetë më i shkurtër. Dikush që ka kaluar nëpër këtë trajtim, thjesht mund të duket si i djegur nga dielli për disa ditë.

Për dhëmbëzat e gropëzuara, mjekët ndonjëherë injektojnë material nën lëkurë për ta ngritur atë në nivel normal të lëkurës. Në disa raste, mjeku mund t’u rekomandojë ndërhyrje kirurgjike për të larguar dhëmbëzat e thella.

Një gjë të cilën nuk duhet ta bëni me dhëmbëzat e akneve është ta mbuloni fytyrën me maska ose losione zbukuruese – këto nuk do t’ju ndihmojnë dhe mund ta irritojnë lëkurën edhe më shumë, duke i bërë shenjat e kuqe edhe më të dukshme.

Nëse keni shenja të kuqe ose kafe në fytyrë, të cilat i keni nga ndonjë shpërthim i akneve, ato duhet të kalojnë vetvetiu. Zakonisht duhen 12 muaj ose më shumë. Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni të shqetësuar për shenjat e mbetura nga aknet; ai ose ajo mund t’u këshillojë se çfarë mund të bëni në rastin tuaj konkret./mjeku/

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267