Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Pijet e ëmbla shkaktojnë gurë në veshkë?

$
0
0

Pijet e ëmbëlsuara artificialisht mund të shkaktojnë gurë në veshkë, tregojnë studimet e realizuara së fundmi.

Studimi është realizuar në afro 200 mijë persona për një periudhë tetëvjeçare, dhe ka analizuar ndikimin e pijeve të ëmbëlsuara në krijimin e gurëve në veshkë.

Rezultatet kanë treguar se konsumimi i pijeve me përbërje të lartë sheqeri rrit rrezikun e krijimit të gurëve në veshkë.

Personat e hulumtuar të cilët kanë pirë pije të gazuara, si Coca-Cola, më shumë se një herë në ditë, kanë pasur 23 për qind më shumë shanse për të zhvilluar gurrëz në veshkë krahasuar me ata të cilët i kanë pirë këto pije më pak se një herë në javë.

Po ashtu, studimi ka treguar se pijet si çaji, kafeja dhe lëngu i portokallit ulin rrezikun e krijimit të gurëve në veshkë. Përfundimet e dhëna mund të jenë ndihmesë për parandalimin si dhe për krijimin e terapisë kundër gurëve në veshkë.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles