Shumë gra e konsideerojnë një kënaqësi të vërtetë koleksionin e tyre të këpucëve me takë të larta. Natyrisht, ato jorrallë ju japin dhimbje në shputa, por cili objekt tjetër mode mund t’i japë pamjes suaj atë notë glamure dhe atë shtesë në gjatësinë tuaj, që ju bën të dukeni më të holla?
Nëse i doni shumë taket tuaja, sigurisht që do t’i mbathni shpesh, gjë që do të ndikojë në dëmtimin e tyre. Kështu që si të kuptoni nëse ato duhet mbathur ende apo tanimë u ka “skaduar afati”. Përmes këtyre këshillave të vogla, zbuloni nëse këpucët tuaja vlejnë ende, apo duhet t’i lini mënjanë. Kujdesuni për këpuvët tuaja që t’i keni më gjatë.
Rehatia para së gjithash
Para se t’i mbathni për herë të parë këpucët, nisni t’i trajtoni ato që nga dita e parë, me qëllim që t’ju qëndrojnë më gjatë. Këpucët cilësore që trajtohen rregullisht mund t’i keni edhe 20 vjet.
Gjëja e parë që duhet të bëni kur blini këpucë të reja është të shikoni nëse ju përshtatet lartësia e takave dhe a do të mund të ecni lirshëm me to. Po nëse nuk janë të rehatshme ndonëse ju pëlqejnë shumë, mund të blini vata për kupucë që t’ia përshtasni këmbës suaj.
Kur përfundimisht blini këpucë, cojini ato te këpucëtari që t’i forcojë, më mënyrë që ta parandaloni dëmtimin e shpejtë të tyre.
Shiriti i kuq te disa këpucë vihet për ruajtjen e tyre dhe tani është shndërruar në simbol mbrojtës të tyre.
Përfundimisht mbrojini këpucët tuaj nga uji dhe njollat dhe stërpikini ato me spreja mbrojtës, që mund t’i gjeni në shumë dyqane këpucësh. Natyrisht, me këtë veprim nuk mund ta ndaloni tërësisht depërtimin e ujit në to, por mund ta zvogëlojnë mundësinë dhe mund të pastrohen më lehtë.
Kujdesuni për këpucët tuaja
Që t’ju qëndrojnë më gjatë, përpiquni t’i shmangeni mbathjes së këpucëve më take në shi e në borë, pasi uji mund t’i dëmtojë. Po nëse ndodh që të lagen, përpiquni t’i thani sa më shpejt duke u vënë letra gazete brenda.
Mos i thani kurrë përpara nxerëses, pasi ashtu mund ta thani edhe vajin natyral të lëkurës, pa të cilin e humbin bukurinë. Nëse e keni me patjetër t’i mbani këpucët edhe në kohë me shi, atëherë zgjidhje nga ato me lëkurë artificiale, pasi janë më të qëndrueshme ndaj lagështirës.
Nëse i doni këpucët e lëkurës, duhet t’i mirëmbani shumë, se ashtu do të jenë më fleksibile dhe do t’ju përshtaten më mirë. Prandaj mos i lini grumbull, por mbajini në kuti këpucësh ose nëpër rafte, pasi në këtë mënyrë nuk do t’ju grithen.
Me rëndësi është të keni më tepër zgjidhje
Jetëgjatësia e këpucëve tuaja varet nga ajo se sa i mbani. Vetë fakti që në dollap mund të keni më shumë palë këpucë tregon se nuk do t’ju bjerë radha t’i mbathni gjithmonë të njëjtët, por do t’i ndërroni dhe kështu do t’u siguroni atyre jetëgjatësi më të madhe.
Si ta dini nëse këpucët tuaja janë bërë për t’u hedhur? Nëse duken të bjerrura dhe të tejmbartura, si dhe nëse nuk janë më të rehatshme, me siguri ka ardhur koha që t’u thoni “Mirupafshim”.