Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Konsumimi i tepruar i pilulave sjell kancer të prostatës

$
0
0

Nuk janë të rralla rastet kur mjekët, apo edhe ne vetë pa rekomandimin e këtyre të fundit kërkojmë të pimë pilula me përmbajtje vitaminash, kur kemi mungesë të tyre në organizëm.

Konsumimi i tepruar i pilulave sjell kancer të prostatës

Nuk duhet të ndodhë më! Nëse e teproni me pilulat të cilat përmbajnë vitaminë E, por edhe lloje të tjera, rrezikoheni nga kanceri i prostatës.

Pretendimi se nëpërmjet këtyre pilulave, mund të merren vitamina të cilat ne mund t’i përftojmë në organizëm nga ushqime si brokoli, arrat, spinaqi apo peshku dhe mishi, studiuesit amerikanë i kanë hedhur ato poshtë.

Konsumimi i këtyre pilulave nuk e rrit sistemin imunitar dhe as nuk i shmang sëmundjet e zemrës.

Dr. Alan Kristal nga Qendra e Sëmundjeve Kancerogjene në Seattle, ka treguar për rezultatin e disa anketimeve që janë bërë me burrat të cilët konsumonin pilula me përmbajtje vitaminash dhe ata të cilët nuk i konusmonin.

Ata të cilit ishin përdorues kishin 63% rrezikshmëri të prekeshin nga kanceri i prostatës.

Ai thotë gjithashtu se kategorikisht nuk duhet të përdoren më këto lloj pilulash me pretendimin se ndikojnë në përmirësim të shëndetit. Konsumimi i tyre sjell vetëm rreziqe.

Rrezikshmëritë nga konsumimi i dozave të mëdha ndër vite shënojnë deri më sot 14 gjyqe të marra në studim nga hulumtuesit e Universitetit të Kopenhagen me 170.000 njerëz të cilët merrnin vitamina A, C dhe E me pretendimin për të parandaluar kancerin e zorrëve, por që asnjë rezultat pozitiv nuk u vu re.

Në 2008, një tjetër sondazh me përmasa gjigande, i cili përfshinte 230.000 njerëz të cilët konsumonin pilula me vitamina, për të mos u rrezikuar nga kanceri nuk vunë re asnjë rezultat të dobishëm.

Pavarësisht, se firmat farmaceutike apo mjekët me kalimin e viteve mund të kenë treguar se vitaminat nuk dëmtojnë trupin e njeriut, studiuesit, sondazhet dhe dëshmitë tregojnë se janë të shumta rastet kur këto produkte farmaceutike jo vetëm që nuk i kanë dhënë rezultat organizmit, por shpesh e kanë dëmtuar dhe e kanë çuar atë drejt sëmundjeve vdekjepurëse.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles