Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Shkumë shtëpiake për rroje, ideale për zonën bikini

$
0
0

Skuqje, irritim, pucrra janë shfaqje të shpeshta në zonën e bikineve si pasoja të depilimit me shkumë për rroje. Përderisa ju mundon lëkura e ndjeshme rekomandojmë të përgatisni vetë shkumë për rroje, e cila përmban përbërës natyrorë me afat të pakufizuar përdorimi.

Shkumë shtëpiake për rroje, ideale për zonën bikini

Depilimi me shkumë shtëpie mund të jetë më i lehtë dhe pa pasoja.

Baza e kësaj shkume ideale për depilim të pjesëve të bikineve është natyrale, nga vaji natyral që i jep lëkurës lagështi dhe butësi me anë të të vajrave të susamit, ullirit, jojobinit, kokosit apo të bajameve.

Përvec kësaj, vaji i kokosit i jep edhe aromë të mirë shkumës, e përvec kësaj ky lloj depilimi e mbron lekuren nga tharja. Një përbërës i rëndësishëm është edhe aloa vera, e cila e qetëson dhe efreskon lëkurën.

 Përbërësit e kësaj shkume natyrale për depilim:

  •  Gjysëm filxhani vaj jojobin apo vaj bajamesh
  • 7-8 lugë caji vaj kokosi
  • gjysmë filxhani xhel “aloa vera”
  • gjysmë filxhani sapun natyral të lëngshëm
  • 4 lugë caji sodë bikarboni
  • dy pika vaj eterik limoni ose levande

Përgatitja:

  1. Vini në një enë vajin e kokosit dhe vajrat dhe përziejeni në një temperaturë të caktuar derisa të vlojë.
  2. Pastaj, duke e përzier ngadalë, kësaj mase gradualisht shtojani aloe verën, sapunin dhe sodën bikarbone.
  3. Në fund shtoni edh epikat eterike dhe vendoseni në një kavanoz qelqi, mbylleni hermetikisht dhe ruajeni në temperaturë dhome.

Afati i përdorimit i këtij preparati është i pakufizuar.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles