Brokolit mund të jenë të dobishme në parandalimin e kancerit të lëkurës, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Hulumtimet e kryera në minj eksperimental kanë treguar se ekstrakti nga farat e brokolit mund ta mbrojë lëkurën nga efekti i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë dhe me këtë të ulë rrezikun e paraqitjes së kancerit të lëkurës.
Minjtë e ushqyer me brokoli kanë pasur rreth 25 për qind gjasa më të vogla për të zhvilluar kancer të lëkurës.
Edhe në rastin kur janë zhvilluar tumore, ato kanë qenë 70 për qind më të pakta krahasuar me tumoret të cilat janë zhvilluar te minjtë të cilët nuk kanë qenë të ushqyer me brokoli.
Autorët thonë se brokoli së bashku me disa perime të tjera të gjelbra, përfshirë lakrën, kanë përbërje të lartë të glukozinolatit, që në trup shndërrohet në izotiocianate me efekt të fuqishëm antikancerogjen. Izotiocianati kryesor i brokolit quhet sulforafan./mjeku/