Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Luiza Gega e 6-ta në botë

$
0
0

Luiza Gega është atletja e parë shqiptare që arrin të zërë vendin e gjashtë në një Kampionatin Botëror të Atletikës.

gega

Edhe pse disa gabime të vogla taktike e kanë lënë 25-vjeçaren jashtë podiumit në Poloni, ajo pohon se shumë shpejt do të arrijë të sjellë medalje europiane dhe botërore në Shqipëri. “Ndihem e lumtur dhe e quaj sukses, edhe pse pretendimet e mia ishin pak më të mëdha.

Disa detaje të vogla më shkëputën mbase edhe nga zona e medaljes, po shpresoj t’ia arrij në të ardhmen, nëse do të kem edhe më shumë mbështetje jam e sigurtë që nuk do të mungojë medalja”, thotë Gega.

Luiza i është bashkuar grupit të sportistëve elitarë të cilët nuk kanë mbështetjen e duhur nga shteti. Si për ta bërë më konkrete këtë gjë trajneri i saj, Taulant Stërmasi tregon dicka që ka ndodhur para udhëtimit për në Poloni. “Shteti ka kthyer sytë në krahun tjetër, por vetëm Luizën nuk e sheh. Nuk po sheh sportistët elitarë, si Luiza janë edhe shumë sportistë të tjerë.

Unë jam anëtar i një federate dhe federata është ajo që ka komunikim me Ministrinë. Fakti është që sportistja…po them që kemi blerë se fundmi uniformë kuqezi, sepse është shumë e vështirë për të gjetur uniforma kuqezi”, thotë trajneri Stërmasi. Pavarësisht emocioneve që të jep konkurimi për vendin tënd, atletja

Gega pohon se indiferentizmi i instancave shtetororë e ka shtyrë atë të mendojë garimin për një flamur tjetër. Luiza Gega: Të përfaqësosh vendin tënd ndjehesh krenare, kënaqësi dhe ngrohtësi që nuk e gjen në ndonjë vend tjetër. Nëse shteti nuk kthen sytë që të më ndihmojë dhe të mbështesë, do të mendohem. Taulant Stërmasi, trajner i Luizës: Do të jem unë ai që do të shtyjë sportisten që të ikë sepse është e pamundur për sportisten që të bëjë një sport elitar, të nivelit të medaljes nëse nuk i plotësohen kushtet. Nëse këto kushte që nuk kanë qenë dhe do të vazhdojnë të mos jenë, atëherë sportistja është e detyruar që të shkojë me një shtet tjetër.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267