Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Më pak peshë, më të mbrojtur nga kanceri prostatës

$
0
0

Të qenit një mashkull i mbipeshë shton rrezikun për të zhvilluar kancerin e prostatës, tregojnë disa studime të realizuara kohë më parë.

Më pak peshë, më të mbrojtur nga kanceri prostatës

Studiuesit kanë analizuar më shumë se tre mijë meshkuj me kancer prostate, të cilët i ishin nënshtruar prostatektomisë ose ndërhyrjes për largimin e prostatës. Është gjetur se në mesin e personave të hulumtuar 19 për qind të tyre kanë qenë obezë me indeks të masës trupore mbi 30.

Po ashtu është vërejtur se gjasat më të mëdha për zhvillim të kancerit të prostatës kanë qenë te personat me ngjyrë dhe të cilët kanë qenë obezë, të cilët kanë pasur edhe tumore shumë më agresive.

Edhe një studim tjetër që ka analizuar mbi një mijë meshkuj me kancer të prostatës, kishte treguar se 22 për qind ishin obezë. Madje, te personat me indeks të masës trupore më të rritur se 35, rreziku për rishfaqje të kancerit brenda tre vitesh pas operacionit ka qenë 60 për qind.

Edhe pse nuk është e qartë lidhja në mes të zhvillimit të kancerit të prostatës dhe obezitetit, mendohet se faktor për këtë është niveli më i rritur i testosteronit te njerëzit e mbipeshë.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles