Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Kumbullat e thata luftojnë arterosklerozën

$
0
0

Një studim i kryer në kafshë ka zbuluar se konsumimi i kumbullave të thara ngadalëson zhvillimin e arterosklerozës, një sëmundje e ndezjes, e cila sjell deri te sëmundjet kardiovaskulare dhe e cila konsiderohet si shkaktar udhëheqës i vdekjeve në shoqërinë e sotme.

Kumbullat e thata luftojnë arterosklerozën

Studimi është kryer në minjtë me arterosklerozë të zhvilluar. Sasia e kumbullave të thara pluhur, e cila ndjeshëm ka zvogëluar dëmtimin e enëve të gjakut të shkaktuara nga arteroskleroza, ishte ekuivalente me konsumimin e 10 deri 12 kumbullave të thara në ushqimin e njeriut.

Kumbullat e thara shpesh janë lavdëruar për shkak të veprimit pozitiv në tretje dhe gjithnjë e më shumë theksohen edhe për shkak të veprimit pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Studimet e mëhershme kanë konstatuar se kumbullat e thara zvogëlojnë nivelin e kolesterolit LDL te njerëzit.

Kumbullat e thara përmbajnë nutrientë të shumtë, duke përfshirë edhe kalium, magnez dhe bor dhe kanë aktivitet të lartë antioksidues, për çka besohet se e kanë këtë ndikim pozitiv në shëndet.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles