Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Zdravko Çoliç “ndan” Danin me festivalin mbarëkombëtar “Kënga ime”

$
0
0

Sipas Ramadan Krasniqit, “nëse muzika nuk ka gjuhë, ose është gjuhë unikale botërore, Zdravko Çoliç e asnjë artist tjetër serb deri sot, nuk patën guximin njerëzor, të paktën të kërkonin falje për krimet që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë”.
Këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi – Dani, nëpërmjet një komunikate ka rikonfirmuar qëndrimin e së dielës, për anulim të pjesëmarrjes së tij në spektaklin ‘Kënga ime’ në Shqipëri.

Zdravko Çoliç “ndan” Danin me festivalin mbarëkombëtar “Kënga ime”

Dani ka bërë të ditur se shkak i këtij vendimi, është pjesëmarrja në këtë skenë, gjatë fundjavës së shkuar, e këngëtarit serb, Zdravko Çoliç.

“Duke ruajtur respektin profesional për të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Tiranë, nga të cilët kisha nderin të përfaqësojë Kosovën në këtë program edhe në vitin 2010, unë sot ndjehem thellë i prekur nga hapësira që iu nda Çoliçit, nga ana e organizatorit”, ka potencuar këngëtari Ramadan Krasniqi.

Megjithatë, duke shpresuar se ka qenë një gabim pa dashje nga ana e organizatorit, ka shtuar se nuk e sheh vetën në një skenë të Tiranës me Zdravko Çoliç.

“Zdravko Çoliç dhe unë njihemi mirë në profesion. Ja kemi përcjellë karrierën njëri-tjetrit. Nuk do të më pengonte aspak që t’a konkurroja Zdravkon, në ndonjë festival ndërkombëtar, ku Kosova ende nuk pranohet si pasojë e shtetit të tij serb. Muzika nuk ka gjuhë, ose është gjuhë unikale botërore, dhe aty flet arti, por unë mbetem i bindur thellë se hitet e Zdravko Çoliq që i takojnë viteve të 70-ta, 80-ta dhe 90-ta, tashmë kanë vdekur, e bashkë me to edhe Jugosllavia. Andaj ftesa që i bëhet atij pos që është e hershme, është edhe shumë e panevojshme”, ka vlerësuar Dani.

Sipas Ramadan Krasniqit, “nëse muzika nuk ka gjuhë, ose është gjuhë unikale botërore, Zdravko Çoliq, e asnjë artist tjetër serb deri sot, nuk patën guximin njerëzor me të cilin, tek e fundit i obligon edhe arti që mundohen ta shesin, të paktën të kërkonin falje për krimet që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë”. /telegrafi/

Zdravko Çoliç “ndan” Danin me festivalin mbarëkombëtar “Kënga ime”

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles