Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Rukola për detoksifikim të organizmit

$
0
0

Rukolla është perime e gjelbër shumë specifike, pak me shije byberi, me gjethe. Është tepër e shëndetshme, shumë lehtë mund të kultivohet edhe në shtëpi, ndërsa vlera kalorike e saj është 5 kalori në një porcion.

Rukola për detoksifikim të organizmit

Kjo bimë ndihmon në uljen e kolesterolit dhe në ruajtjen e nivelit të sheqerit nën kontroll. Ja dhe disa arsye përse duhet të hahen rrokullat dhe një recept I skëlqyeshëm për përgatitjen e tyre.

  1. Rukolla është bimë e njohur për vetitë shëruese, krahas së cilës qëndrojnë edhe brokoli dhe lakra. Kjo bimë është e pasur me antioksidantë dhe komponente glokozine për të cilat hulumtimet kanë treguar se mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri në mushkëri, prostatë, në gji dhe në pankreas.
  2. Rukolla përmban nivel të lartë klorofili I cili pengon dëmtimin e AND-së dhe mëlqisë të shkaktuar nga aflatoksina, substance kancerogjene që krijohet në myl dhe më së shpeshti gjendet në misër, kikirika dhe në frutat e arrës. Ne e kemi njohur aflatoksinën kur një sasi e caktuar është gjendur edhe në qumësht. Nëse doni që të shtoni sa më shumë klorofil në organizëm, konsumoni rrukollën të gjallë.
  3. Rukolla përmban tetë herë më shumë calcium se sallata e njohur “Ajsberg”, gjithashtu është e pasur edhe me vitaminën K, e cila është shumë e rëndësishme pasi shumë mirë e absorbon kalciumin në eshtra dhe dhëmbë. Vitamina K ka rol të rëndësishëm preventive edhe për sëmundjet e zemrës. Shtresa që formohet në muret e arteries mund të lidhet me absorbimin e keq të kalciumit, ndërsa vitamina K kujdeset që kalciumi të shkojë aty ku është më i nevojshëm.
  4. Konsumimi i kësaj bime të shëndetshme parandalon ndezjet në organizëm. Rrokulla përmban indol 3 karbinol dhe itiocianate, komponenta bioactive për të cilat është vërtetuar se e qetësojnë ndezjen.
  5. Rukolla do t’ju ndihmojë të mbroheni nga plakja e trurit dhe rënia e aftësive cognitive, pasi përmban sasi të madhe të vitaminës B e vecanërisht folatë. Është e vërtetuar se te pleqtë mungesa e folatës sjell pengesa kognitive.

Sallatë rrokullash që rinon

Kjo sallatë është inspiruar në Sardine, në ishullin Italian ku jetojnë disa nga njerëzit me jetëgjatësi më të madhe në botë. Kjo sallatë është një pako energjie dhe përbërësish të shëndetshëm.

Përbërësit:

  • 4 filxhanë rukola
  • 2 domate, të grira
  • 120 g sardine (konservë ose të kripura)
  • Pak kripë (nëse do të përdorni sardine të kripur, nuk do të keni nevojë për kripë)
  • Një lugë vaj ulliri
  • 2 lugë lëng limoni
  • Sipas dëshirës mund të shtoni edhe avogado dhe gjethe tërfili

Të gjithë përbërësit lajini, përzijini, kriposini dhe shijojini bashkë më vetitë shëruese që kanë.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles