Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Kanceri i prostatës, simptomat

$
0
0

Gjëndra e prostatës është pjesë e sistemit reproduktiv mashkullor, e cila prodhon një lëng i cili përzihet me spermën dhe lëngjet tjera gjatë ejakulimit. Madhësia normale e saj është sa ajo e një arre.

Kanceri i prostatës nënkupton formimin e një grupi jo normal të qelizave në prostatë. Si shumica e kancereve, edhe kanceri i prostatës mund të jetë agresiv (malinj) dhe të përhapet në pjesë tjera të trupit (të metastazojë).

Të rrezikuar nga kanceri i prostatës janë meshkujt e të gjitha moshave, megjithatë më i shpeshtë është mbi 50 vjeç. Në fakt 8 nga 10 meshkuj të sëmurë nga kanceri i prostatës janë të moshës mbi 65 vjeç.

Simptomat e mundshme të kancerit të prostatës

Në fazën e parë të sëmundjes, zakonisht nuk ka simptoma. Simptomat paraqiten pas zhvillimit të kancerit. Shkoni te mjeku nëse i keni simptomat e shënuara më poshtë:

  • Vështirësi për të urinuar;
  • Forcë të vogël gjatë nxjerrjes së urinës;
  • Rrjedhje pasi të keni përfunduar urinimin;
  • Urinim të shpeshtë, sidomos natën;
  • Gjak ose qelb në urinë;
  • Dhimbje gjatë urinimit;
  • Dhimbje gjatë ejakulimit;
  • Dhimbje në ije dhe në pjesën e poshtme të shpinës e cila është vazhdueshme
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të legenit;
  • Humbje në peshë dhe humbje të apetitit. /mjeku/

Postimi Kanceri i prostatës, simptomat u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles