Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Shenja të çuditshme që tregojnë për sëmundje të hershme

$
0
0

Shumë sëmundje fillojnë me çrregullime të vogla që mund t’i zbuloni edhe vetë – nëse e dini se çka kërkoni dhe ku duhet të shiqoni. Këto janë pesë “pikat” të cilat kohë pas kohe duhet t’i kontrolloni.

Shenja të çuditshme që tregojnë për sëmundje të hershme

Shqisa e të nuhaturit

Dobësimi i shqisës së të nuhaturit mund të jetë shenjë e cila tregon në paraqitjen e sëmundjes së Alzheimer-it. Çrregullimet ndodhin në skajet nervore brenda në hundë që janë të lidhur me pjesë të caktuara të trurit, dhe që kanë lidhje me këtë sëmundje.

Kontrolloni thonjtë

Thonjtë e shëndoshë janë të rrafshtë, pa ‘ënjtje’, dhe kanë ngjyrë rozë të theksuar. Nëse vëreni skuqje dhe ënjtje nën thonjtë, mund të jetë shenjë për “lupus”. Bëhet fjalë për sëmundje auto-imune e cila sulmon indin e shëndoshë.

Edhe flokët janë të rëndësishme

Kur gjëndrra tiroidale nuk funksionon ndikon në hormone të trupit, duke përfshirë edhe ato për rritjen e flokëve. Nëse vëreni se flokët ju bien me shpejtësi, dalin qime në ballë egziston mundësia se diçka nuk është në rregull me punën e kësaj gjëndrre.

Kontrolloni frymëmarrjen

Nëse mbani erë të keqe, më parë mund të jetë shenjë e higjienës së keqe orale dhe dhëmbëve të prishur. Por mund të jetë tregues edhe i vështirësive me ereksionin – nëse jeni mashkull.

Kontrolli i syve

Një hulumtim ka zbuluar se njerëzit e moshës 38 vjeç me kapilarë të zgjëruar në sy kanë koeficient inteligjence më të vogël. Me kohë funksionet e tyre kognitive (njohëse) zvogëlohen dhe kjo mund të paralajmërojë demencian (harresën).

Postimi Shenja të çuditshme që tregojnë për sëmundje të hershme u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Sipas: Femina


Duaja pas ngrënjes së ushqimit


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan


Dhoma e qera 60 euro studenta