Gjaku kurrë nuk është i kaltërt, por gjithmonë i ndonjë nuance të së kuqes. Megjithëse, venat nëpër të cilat kalon gjaku mund të duken të kaltërta përshkak të mënyrës se si indet e njeriut dhe gjaku reflektojnë dhe absorbojnë dritë.
Për të gjitha është fajtore drita
Kur drita depërton në trupin e njeriut, ajo shpërndahet në të gjitha anët nëpër qeliza dhe struktura të tjera. Kjo dritë është ose e absorbuar në inde ose humbet nëpër sipërfaqen e lëkurës. Dritën që zhduket perms sipërfaqes së lëkurës, ose reflektohet, mund ta shohim edhe me sy të lirë.
Gjaku thjeshtë është i kuq përshkak të hemoglobinës, proteins që është e angazhuar për bartjen e oksigjenit në rruzat e kuqe të gjakut, i cili absorbon shumë dritë të kaltërt dhe reflekton shumë dritë të kuqe. Mbani mend dike që bëhet i kaltërt në fytyrë – kjo thjeshtë do të thotë se në organizmin e tij nuk ka mjaftueshëm oksigjen.
Venat, për dallim nga arteriet, bartin gjakun e deoksigjenuar, i cili në indet përreth venave absorbon shumë më tepër dritë të kuqe nga gjaku i ngopur me oksigjen.
Sa më shumë dritë të kuqe të absorbuar, aq më pak vërehet. Kur drita e kuqe absorbohet në vena, por dhe reflektohet nga indet rreth venave, ne në sipërfaqen e lëkurës vërejmë se pjesa më e kuqe është mbi vena , e jo rreth tyre.
Venat duken të kaltërta sepse bartin gjak të deoksigjenuar
Venat e thella duken më të kaltërta përshkak të gjakut të deoksigjenuar që përmbajnë, i cili reflekton më pak dritë të kuqe se sa indet tjera.
Kjo formon, një lloj iluzioni optik. Vena duket e kaltërt, jo sepse reflektohet më tepër dritë e kaltërt, por për shkak se reflektohet më pak dritë e kuqe nga vetë vena, e jo nga indet rreth saj.
Për shkak se valët e dritës së kaltërt janë më të shkurta se asaj të kuqe, venat të cilat janë thellë nën sipërfaqen e lëkurës do të duken më të kaltërta.
Kjo duket kontradiktore, por kjo do të thotë se do të absorbohet drita e gjatë e kuqe, kurse ajo e shkurtë e kaltërt, “ndeshet” në vendin mbi venë dhe “rikthehet” prapa në sytë tanë para se të absorbohet e tëra.
Shkurt, venat duken të kaltërta sepse bartin gjakun e deoksigjenuar, që do të thotë se reflektojnë më pak dritë të kuqe se indet përreth. Kurse, sa më e thellë vena, ajo duket më e kaltërt.
Postimi Përse venat janë të kaltërta, kur gjaku është i kuq? u shfaq i pari në Femina.al.