Selino përmban përbërës që ndikojnë në uljen e presionit të gjakut, relaksojnë muskujt e arterieve dhe lejojnë zgjerimin e enëve të gjakut. Efektet pozitive të selinosë në shëndet janë:
- Forcon sistemin imunitar
Sasia e madhe e vitaminës C që gjendet tek selinoja e bën trupin më të shëndetshëm dhe me imunitet më të fortë. - Ndihmon në uljen e presionit të gjakut
Selino përmban pthalides, të cilat ndikojnë në uljen e presionit të gjakut duke relaksuar muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët të zgjerohen. Kalciumi, magnezi dhe kaliumi që përmban selino gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. - Lufton kolesterolin
Pthalides që gjenden në përbërje të selinosë mund të ulin kolesterolin me rritjen e sekretimit të acidit. - Parandalon kancerin
Selino përmban substanca që janë efektive në parandalimin e kancerit. - Ka veti anti-inflamatore
Selino besohet se ka veti anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në probleme të tilla si artriti. - Ndihmon në rënien në peshë
Selino nuk ju ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë për të humbur peshë, por ajo përmban shumë pak kalori dhe është e pasur me fibra.
Postimi 6 efektet pozitive të selinosë në shëndet u shfaq i pari në Femina.al.