Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Dobitë e pemëve e perimeve

$
0
0

Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë pemë dhe perime. Veçanërisht portokalliet. Shpeshherë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate.

Pemët dhe perimet ndikojnë në përmirësimin e disponimit

Prandaj këshillohet të konsumohen pemët dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në zvogëlimin e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur me betakarroten, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.

Karota: Në trupin tonë beta karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat është i shndërruar në vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek pemët, perimet dhe sallata e gjelbra.

Shega: Është e pasur me minerale të cilat janë të domosdoshme për organizmin tonë.

Spinaqi: Konsumoni gjethet e gjelbra të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

Domatja: Domatja por edhe produktet që vijnë prej saj ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Boronicat: Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura. Boronicat janë të pasura me vitaminë C, e cila është përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.

Lakra: Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre, dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë më kujdes, apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në “fast food-e”.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267