Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Si të keni dhëmbë sa më të bardhë

$
0
0

Zbardhja e dhëmbëve te stomatologu mund të kushtojë shumë. Por, këtë gjë mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, me preparate natyrore.
dhëmbët
Soda e bukës, një përbërës i domosdoshëm i çdo kuzhine, midis tjerash pastron dhe zbardh dhëmbët. Mund ta përzieni një lugë sodë të bukës, pak kripë dhe të shtoni disa pika uthull, e me këtë përzierje të lani dhëmbët. Këtë procedurë mund ta përsëritni 2-4 herë në muaj.

Pasta e limonit për një buzëqeshje verbuese

Efekt të njëjtë ka edhe receta shtëpiake nga limoni dhe soda e bukës. Qitni në një enë 1/4 të filxhanit sodë të bukës, shtoni lëngun e freskët të gjysmës së limonit. Pas kësaj, këtë masë aplikojeni në dhëmbë dhe lëreni që të veprojë 3 minuta, por jo më shumë, sepse mund t’i dëmtojë dhëmbët. Më pas lani dhëmbët me pastë. Këtë procedurë mund ta bëni një herë në javë.

Dredhëzat – zbardhues të menjëhershëm të dhëmbëve

Nëse doni që pa mund të keni dhëmbë të bardhë, përdorni dredhëzat, të cilat më parë i shtypni, e më pas me to fërkoni dhëmbët. Më pas dhëmbët lani me pastë, në mënyrë që sheqeri dh thartirat, që janë përbërës të dredhëzës, të mos e dëmtojnë shtresën e jashtme të dhëmbëve.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ndihmon në largimin e njollave dhe në mbytjen e baktereve të dëmshme në gojë. Në një gotë ujë qitni një lugë uthull dhe, me këtë përzierje, shpërlajeni gojën. Këtë gjë mund ta bëni çdo ditë.

Lëvorja e portokallit, apo limonit

Nëse doni që të zbardhni dhëmbët shpejt e shpejt, atëher përdoreni lëvoren e portokallit, apo limonit. Me pjesën e brendshme të lëvores fërkoni dhëmbët e më pas lani me pastë. Këtë procedurë mund ta përsëritni disa herë në ditë

Gjethet e dafinës

Dhëmbët do t’i keni të bardhë edhe nëse i shpërlani me përzierjen e gjetheve të dafinës dhe lëvores së tharë të portokallit. Qitni në një enë sasinë e njëjtë të gjetheve të thara, e të bluara të dafinës dhe të lëvoreve të portokallit dhe sthoni pak ujë. Këtë masë qiteni në dhëmbë dhe lëreni që të veprojë 3-4 minuta, e më pas lani me pastë të dhëmbëve.

Postimi Si të keni dhëmbë sa më të bardhë u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267