Pjepri është një frut veror i pasur me ujë dhe sheqer i cili është në gjendje të hidratojë organizmin dhe të na furnizojë me energji.
Pjepri është një nga frutat simbol të stinës së nxehtë, qoftë prej ngjyrës solare, ujit, fibrave dhe sheqerit që përmban dhe mbi të gjitha ka fare pak kalori.
Duke ngrënë gjysmë pjepri në ditë, mbahet nën kontroll presioni i gjakut. Ndër të tjera ky frut është i pasur me hekur, fosfor, sodium, kalcium, potas. Pjepri ndihmon edhe për të mbrojtur sistemin kardiovaskular, si dhe për mbrojtjen e lëkurës.
Nuk këshillohet për ata që vuajnë nga diabeti dhe për ata që vuajnë nga gastriti, kjo pasi fetat e tij e acarojnë stomakun. Gjithashtu pjepri i pjekur mirë ndihmon fytyrën nga rrezet e diellit dhe e mban të hidratuar. Këshillohet që të përdoret si maskë për fytyrën.
Postimi Gjithë vetitë që nuk i dinit për pjeprin u shfaq i pari në Femina.al.