Nëse jeni duke u përpjekur që të mbeteni shtatëzanë, ose keni dyshimin se mund të jeni pas një marrëdhënie të pambrojtur, ekzistojnë disa mite rreth shenjave të para të shatëzanisë që mund t’i vëreni para se të bëni një test shtatëzanie!
Trupi i çdo gruaje përjeton shenjat e hershme të shtatëzanisë në mënyra të ndryshme dhe ka disa mite rreth tyre, kështuqë ne kemi bër disa hulumtime për t’i kuptuar këto shenja si dhe të vetëdijësohemi.
Përderisa disa simptome mund të jenë shumë të zakonshme për të gjitha femrat, ka disa simptome që i përjetojnë vetëm gra të caktuara, e disa gra të tjera mund të kenë vetëm një simptom. Gjëja kryesore që mund të bëni është të dëgjoni trupin tuaj, ju jeni ajo që më së miri e dini nëse diçka nuk është në rregull dhe normale.
Mos harroni, se këto që paraqesim më poshtë janë vetëm disa shenja, dhe mënyra më e mirë për tu vërtetuar në jeni shtatëzanë apo jo, është bërja e testit të shtatëzanisë.
Cilat janë shenjat e hershme të shatëzanisë?
- Perioda e humbur – kjo është shenja e parë “konkrete” e shtatëzanisë. Megjithatë, shumë femra kanë cikël menstrual të parregullt ose të rrallë (oligomenorrhoea), gjë që e bën si tregues jo të besueshëm i zhtatëzanisë.
- Dhimbje e gjinjve – gjinjtë mund t’ju fryhen, thithat të bëhen më të mëdha dhe me ngjyrë më të errët, dhe të keni ndjesinë sikur gjinjtë të jenë më të mëdha dhe të rënduara. Këto ndryshime janë esenciale për përgatitjen e trupit për të ushqyer fëmijën tuaj.
- Të përziera dhe të vjella – kjo është e njohur zakonisht si sëmundje që ndodh në mëngjes, edhe atë shumë shpesh, dhe shumë herët gjatë periudhës së shtatëzanisë. Nuk do të thotë se kjo duhet të ndoshë vetëm në mëngjes, mund të keni të vjella edhe gjatë ditës dhe natës, dhe nëse ky shqetësim vazhdon, atëherë është koha të bëni testin.
- Ndjeheni shumë i lodhur – një shenjë shumë e zakonshme e shtatëzanisë së rregullt është lodhja e vazhdueshme që mund t’ju shoqërojë, madje edhe rraskapitje e tërë. Kjo është veçanërisht e zakonshme gjatë 12 javëve të para dhe zakonisht shkaktohet nga hormonet e tepërta në trupin tuaj përshkak të shatëzanisë.
- Nevoja për të urinuar shpesh – një shenjë klasike e shtatëzanisë së hershme është ndjenja e urinimit të shpeshtë. Kjo mund të ndodhë gjatë gjithë ditës, por edhe gjatë tërë natës.
Simptoma të tjera më të vogla përfshijnë:
- Rritja e sekrecionit të bardhë vaginal, pa ndonjë dhembje ose irritim;
- Ju paraqiten shenja të vogla në lëkurë;
- Vuani nga aciditeti në stomak si dhe revoltoheni papritmas nga ushqime të caktuara;
- Ndryshime në oreks, për një minutë nuk ju hahet asgjë, ndërsa për një tjetër nuk mund ta kontrolloni veten në ushqim të tepruar;
- Mungesa e interest në pirjen e duhanit;
- Rritja e ndjesisë së nuhatjes deri në pikën ku disa aroma bëhen të padurueshme;
- Bëheni nervoze dhe tepër e ndjeshme ose përjetoni ndryshime të shumta në disponimin tuaj;
- Nëse keni një ose më shumë nga këto simptome, mund të jetë një shansë e mirë që ju të jeni shtatëzane dhe sigurisht vazhdoni me bërjen e testit të shtatëzanisë.
Qofshi me fat!
Postimi Shenja shumë të hershme të shtatëzanisë dhe shenjat e para të saj u shfaq i pari në Femina.al.