Një trup i shëndetshëm nuk mbahet nëse nuk ushqehemi në mënyrë të shëndetshme. Një dietë e mirë na shërben për një zemër të shëndetshme, eshtra të forta dhe një trup në formë.
Sytë janë një pjesë shumë e rëndësishme e trupit tonë dhe për këtë duhet të dimë se çfarë të konsumojmë që t’i kemi sa më të shëndetshëm.
Ushqimet që ndihmojnë në shikim më të mirë janë:
- Karota – E para padyshim është karota. Karota përmban antioksidantë dhe ndihmon për t’i luftuar sëmundjet makulare.
- Specat – Specat kanë shumë vitaminë C. Përderisa Vitamina C është element thelbësor për shikim më të mirë, andaj edhe specat janë shumë favorizues.
- Mishi i pulës ose gjel deti – Këto dy produkte përmbajnë sasi të lartë të zinkut, por janë të pasura edhe me vitaminë B. Këto parandalojnë një sërë sëmundjesh të syrit.
- Spinaqi – Popaji e dinte mirë sekretin e spinaqit. Spinaqi përmban pothuajse çdo vitaminë, por më e rëndësishmja është që ka vitaminë C.
- Peshku – Peshku në përgjithësi ka sasi të lartë të yndyrës Omega 3, që është esenciale për çdo gjë.
Postimi Ushqimet që na ndihmojnë për shikim të mirë u shfaq i pari në Femina.al.