Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Çfarë tregon nënshenja juaj e horoskopit?

$
0
0

Nënshenja juaj është fillimi apo zanafilla e tabelës së lindjes, ku me anë të asaj gjithçka tjetër përcaktohet. Nuk është e vërtetë se dominon pas moshës 30 vjeçare dhe nëqoftëse nuk e dini kohën e saktë të lindjes, nuk mund të përcaktohet me saktësi.

Çka tregon nënshenja juaj e horoskopit?

DASHI

Nëse i përksini shenjës së Dashit, jeni aktiv dhe keni shumë energji. Jeni kokëfortë dhe shumica nga ju perceptohen si persona egoist apo vetjakë. E dini mirë se çfarë dëshironi dhe e arrini gjithmonë sipas qëllimit tuaj. Mund të hasni në probleme në marrëdhënien tuaj pasi nuk dëshironi të arrini në kompromise. Ju keni nevojë për një partner i cili “lëshon pe” i pari. Sa i takon shqetësimeve shëndetësore, mund të keni probleme me shtypjen e gjakut, migrenë.

DEMI

Ju pëlqen të kënaqeni. Për ju ka rëndësi siguria materiale. Kënaqeni në ushqim, por pëlqeni edhe gatimin. Ju pëlqen të krijoni një marrëdhënie, të keni një partner, sa i përket lidhjes të shkojë gjithçka në rregull si dhe çdo gjë të jetë e qëndrueshme. Ky është kusht esencial për mirëqënien tuaj. Shumë prej jush kërkojnë për këshilla në lidhje me jetën e dashurisë sepse e dijnë se do të jeni plotësisht i sinqertë. Keni nevojë për një partner të apasionuar. Probleme të mundshme me mbipeshën dhe gjëndrrën tiroide.

BINJAKËT

Jeni orator shumë i mirë. Jeni i sinqertë, ndërsa nga të tjerët perceptoheni si person i prirur për të gënjyer, “i pavlerë”. Kjo është përshkak se ju nuk flisni për të tjerët ashtu siç dëshirojnë ata të dëgjojnë, por ashtu siç është situata në të vërtetë. Keni dëshirë të takoheni me miq, të bëni telefonata, të kaloni shumë kohë në internet. Keni nevojë për një partner i cili do ju ofrojë liri të mjaftueshme. Probleme të mundshme shëndetësore, veçanërisht në bazë nervore. Infeksione, alergji dhe probleme me frymëmarrjen.

GAFORRJA

Jeni të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të njerëzve tjerë, jeni gjithmonë aty ku duhet për t’ju ndihmuar të tjerëve. Familja është në vend të parë. Ju pëlqen të jeni në shtëpi i rrethuar me njerëz të tjerë. Ajo që ka rëndësi është që kjo shtëpi të jetë e rregulluar, e pastër, e rehatshme sepse ai është strehimi juaj i sigurtë. Keni nevojë për një partner tek i cili mund gjithmonë të mbështeteni. Probleme të mundshme me organet riprodhuese dhe nyjet limfatike. Jeni të prirur për nervozizëm.

LUANI

Jeni krenar dhe nganjëherë i paprekshëm. Të paktën këtë lloj përshtypje e transmetoni. Jeni shumë ambicioz dhe puna për ju është diçka thelbësore. Paratë për ju janë prioritare dhe gjërat më thelbësore në jetë. Së pari statusi, fëmijët dhe pastaj të hollat. Nëse jeni mashkull do të luftoni për të arritur vendin tuaj në jetë, ndërsa nëse jeni femër, në raport me marrëdhënien tuaj me partnerin tentoni të mbani forcën tuaj. Keni nevojë për një partner i cili njëkohësisht është një mik për ju si dhe ju jep liri të mjaftueshme. Probleme të mundshme me presionin e gjakut, zemrën si dhe pamjen.

VIRGJËRESHA

Jeni një perfeksionist. Për ju ka shumë rëndësi që çdo gjë të jetë në vendin e saj. Sipas jush, shtëpia duhet të shkëlqejë. Për ju, primare është shëndeti. Jeni të prirur për nervozizëm dhe “ilaçi” është të pranoni faktin se asgjë nuk mund të jetë e përkryer, as edhe ju. Keni nevojë për një partner i cili do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të kënaqeni në jetë. Probleme të mundshme me tretjen.

PESHORJA

Për ju thelbësore është harmonia. Jeni gjithmonë aty për të tjerët, ndërs nuk dini asnjëherë të ngeleni vetëm. Shoqëria e miqve, të afërmve dhe njerëzve tjerë është gjithmonë pranë jush. Nuk ju pëlqen të qëndroni vetëm. Partneriteti në çdo aspect është i suksesshëm. Për ju ka shumë rëndësi që partneri juaj të jetë stabil, të krijojë energji pozitive dhe individualitet rreth jush, të liroheni dhe pavarësoheni. Probleme të mundshme me lëkurën.

AKREPI

Jeni vzhdimisht në veprim, nonstop mirreni me ndonjë angazhim. Ju nuk mund të qëndroni i heshtur. Jeni person stresiv, dhe gjithçka e merrni afër zemrës. Ndonjëherë, për të tjerët mund të jetë shumë e vështirë, pasi ju mund t’i lëndoni shumë lehtë me kritikat e juaja. Nëse ndjeheni pasiv, merruni me sport, mos kërkoni probleme aty ku nuk ekzistojnë. Paraja është shumë e rëndësishme për ju, duke mos lënë anash seksin. Partneri juaj duhet të jetë stabil dhe mbështetje e mirë. Probleme të mundshme me traktin urinar apo organet riprodhuese.

SHIGJETARI

Jeni gjithmonë të lumtur dhe me disponim të mirë, të gatshëm për të kuptuar të tjerët. Jeni tolerant, nganjëherë edhe e teproni. Për ju ka rëndësi sa më shum të udhëtoni, të perfeksionoheni. Ka shumë rëndësi të mirreni me sport pasi keni energji të tepërt. Jeni i shoqërueshëm. Ju duhet një partner i cili është i gëzuar, pozitiv dhe komunikativ. Gjatë lidhjes suaj është e nevojshme të mbani lirinë tuaj personale. Probleme të mundshme me mëlçinë.

BRICJAPI

Jeni kokëfortë, këmbëngulës, ambicioz dhe karrierist. Mbaheni në vete dhe mendoni se përvoja është mësuesi më i mirë. Nuk nxitoni për asgjë, mendoni se çdo gjë vjen në kohën e vet. Jeni një mik i mirë dhe partneri mund të mbështetet lirisht tek ju. Jeni një person shumë i qetë dhe stabil. Partneri juaj ka nevojë që t’ju mësojë të jeni pak më i ngrohtë ndaj të tjerëve, jo aq dyshues. Probleme me shpinën, dhëmbët.

UJORI

Ju pëlqen të shoqëroheni. Për ju ka shumë rëndësi mendimi i njerëzve të tjerë. Vazhdimisht jeni në lëvizje, për atë edhe nuk mërziteni. Ju pëlqen të zgjeroni kontaktet dhe të krijoni shoqëri të reja. Duhet të krijoni vend të posaçëm për partnerin tuaj, mos e leni anash apo në plan të dytë. Keni nevojë që partneri juaj të kuptojë nevojën tuaj për t’u shoqëruar. Probleme të mundshme me venat, por edhe me nervat.

PESHQIT

Askush nuk e di se çfarë saktësisht mendoni, e keni botën tuaj të të menduarit. Nuk doni që të përshtateni në shoqëri, në ritmin e rregullt të jetës. Qëndroni gjatë zgjuar gjatë natës. Ju pëlqen të shikoni filma dhe muzika është shumë e rëndësishme për ju. Keni nevojë për një partner që është racional dhe stabil, i cili ju jep këshilla të mira që do t’ju shërbejnë gjatë jetës. Probleme të mundshme me tretjen, gjumin, këmbët. Presion i ulët i gjakut.

Postimi Çfarë tregon nënshenja juaj e horoskopit? u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles