Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

4 mënyra të testuara për të forcuar thonjtë e dëmtuar

$
0
0

Duhet të dini se cilësia e thonjve ndikon mjaft në stilin e jetës suaj. Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra se si t’i përforconi ato dhe së fundmi, të arrini që t’ju rriten sërish.

Thonjtë i keni të dëmtuar dhe të shkatërruar? 4 mënyrat e testuara si t’i përforconi ato

  1. Pini ujë
    Edhepse ju tashmë e dini se duhet të pini ujë rreth 1.5 litër në ditë që të jeni të shëndetshëm dhe të bukur – është shumë e rëndësishme që ju të dini se uji është i dobishëm dhe ndikon në cilësinë e thonjve.
  2. Proteina bimore
    Për thonjtë me më shumë shkëlqim, janë të nevojshëm proteina bimore të cilat do t’i gjeni sidomos tek fasulja. Konsumi i një porcioni në javë, është i nevojshëm që të keni thonj të bukur dhe të shkëlqyer.
  3. Kujdesi
    Përveç që është e rëndësishme hidratimi nga brenda, thonjtë duhet të mirëmbahen edhe nga jashtë. Zgjedhni krem me bazë vazeline dhe lyeni njëherë në ditë.
  4. Pushoni nga manikyri i thonjve
    Edhepse manikyri apo lyerja e thonjve me llak, mbron thonjtë tuaj, gjithashtu është e nevojshme që të pushoni nganjëherë nga ai. Nëse i keni lyer thonjtë gjatë tërë javës, është mirë që për disa ditë të tëra të mbani thonjtë natyral, pa kurrëfarë efekti nga jashtë.

Postimi 4 mënyra të testuara për të forcuar thonjtë e dëmtuar u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles