Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të momentit, anembanë viseve ku jetojnë Shqiptarët e më gjërë, Elvana Gjata së fundmi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ ka konfirmuar për ardhjen e hitit të saj më të ri të titulluar “Puthe”.
Sipas fotografisë të cilën këngëtarja e kishte publikuar bashkë më lajmin për ardhjen e klipit, shihet se klipi ka të bëjë prapë me sjelljen në trend të stilit të viteve të 90-ta që këngëtares duket t’i ketë pëlqyer shumë pasi që këtë stil po e aplikon gati se në çdo videoklip të saj të fundit si në “Disco Disco” e videoklipit të saj në bashkëpunim me reperin, Mc Kresha.
“Puthe” pritet të dalë nesër dhe do të jetë si gjithmonë produkt i “ThreeDots” e Premierë në “My Music” Television. Se çfarë dëshiron të puthë Elvana.. të presim deri nesër..
Postimi Elvana Gjata vjen ekskluzivisht me “Puthe” u shfaq i pari në Femina.al.