Mungesa e hekurit në organizëm mund të nxitë ose shpeshtojë rënien e flokëve, tregojnë studimet franceze.
Rezultatet e studimeve kanë treguar se te madje 60 për qind e personave me rënie të flokëve të cilat ishin përfshirë në studim, niveli i hekurit në gjak ishte nën vlerat minimale.
Një në katër gra të përfshira në hulumtim kishte vlerë nën 15 mikrogramë dhe çdo e dyta katër nën 40 mikrogramë në decilitër gjak. Vlerat e hekurit për gratë këshillohen të jenë nga 50 deri 170 për gratë dhe nga 65 deri 176 mikrogram për decilitër gjak për burrat.
Për të konsumuar hekur në sasi të mjaftueshme, ju duhet të përfshini në dietën tuaj sasi të mjaftueshme të mishit të kuq, mëlçi, frutat arrore dhe fasule. Nëse nuk merrni mjaftueshëm këta ushqime, ju duhet të përdorni suplementë me hekur.
Postimi Hekur kundër rënies së flokëve u shfaq i pari në Femina.al.