Derisa vdekja të na ndajë. Don dhe Maxine Simpson, 90 vjeç ai dhe 87 ajo, nga Bakersfield, në Kaliforni, kanë qenë të martuar për 62 vjet dhe kanë vdekur në pak orë distancë nga njëri-tjetri.
Një histori dashurie që nipi i tyre ka dashur ka tregojë nëpërmjet fotove të gjyshërve, që kanë kaluar orët e fundit duke u mbajtur për dore dhe duke buzëqeshur.
Don dhe Maxine janë takuar për herë të parë në një ndeshje bowling dhe që nga ai moment nuk janë ndarë kurrë. Së bashku kanë rritur dy djem, kanë udhëtuar nëpër botë dhe janë bërë qytetarë model në komunitetin ku jetonin. Dy javë më parë Don është shtruar në spital dhe gjendja e tij është përkeqësuar shpejt.
Familjarët e kanë kthyer në shtëpi për ta lënë të kalonte momentet e fundit me bashkëshorten, që prej disa vitesh vuante dhe luftonte me kancerin. ’E ndjeja me zemër që kjo ishte ajo që duhej të ndodhte.
Gjyshja dhe gjyshi im duhet të qëndronin bashkë dhe të vdisnin bashkë’, tregon nipi i tyre Sloan. Fotot kanë bërë xhiro në ueb. Maxine vdiq menjëherë dhe bashkëshorti 4 orë më pas. ‘Thjesht e pabesueshme, dashuria e tyre ishte një dashuri e vërtetë, tha nipi që tregoi historinë në net.
Postimi Pas 62 vitesh martesë, çifti ndërron jetë i kapur për dore u shfaq i pari në Femina.al.