Përveç që do të na e lehtësonin jetën, këto truqë do ta bëjnë garderobën tuaj që të duket shkëlqyeshëm. Këto ekzistojnë për shkakun që një vajzë e ngjashme me juve është kujtuar për të gjetur një zgjidhje, dhe me këtë na e ka lehtësuar jetën të gjithëve.
- Ngjitni një pecetë për përdorim të përditshëm tek pjesët nën sqetullat tuaja që të mos shihen shenjat e djersitjes.
- Përdorni faculeta të lagura për të pastruar shenjat e bardha nga deodoransi në rrobat tuaja.
- Kapni pantallonat në të dyja anët me tregera te vegjel që mos t’ju dalin mbi çizme.
- Kjo është forma e drejtë për të përvjelur mëngët e këmishës.
- Që të mos ju zbërthehet patenti, nxjerreni rrethin metalik nga mbajtësi i çelësave dhe kapeni atë për patent (zinxhir) dhe pastaj mbërtheni pantollonat dhe lidheni rrethin me pullën kryesore
- Nëse e vëreni që majat e krahëve të këmishës janë të rrudhura, hekurosini ato me hekur për flokë.
- Vendosni qese çaji të lagura në këpucët tuaja që të çliroheni nga era e keqe.
- Që t’i largoni njollat e djersitjes, para se t’i vendosni rrobat në rrobalarëse, spërkatini pjesët e nënsqetullave me lëng limoni.
- Nëse nuk keni këpucë me shkëlqim, vendosni ‘xixa’ në take, ashtuqë fillimisht të vendosni ngjitës pa ngjyrë, e pastaj me dorë i vendosni ‘xixat’.
- Në këtë mënyrë, më së lehti mund t’i mbathni çizmet tuaja
- Qepeni një kapëse në maicën tuaj që të mos u duken shiritat e sytjenave.
- Vendosini në një shirit magnetik gërshërët e vogla, pincetat, kapëset e prerësen e thonjëve, që të mos i humbisni.
- Ekzistojnë shumë mënyra se si ta lidhni rrypin, e që njëri skaj të mos bie.
- Enën për bërje të akullit shfrytëzojeni për të ruajtur aksesorë të imët.
- Në këtë mënyrë më së bukuri i virrni shallat tuaj në mbajtëse
- Që unazat të mos oksidojnë dhe të lënë gjurmë të zeza në gishta, ngjyrosini nga ana e brendshme me llak pa ngjyrë. /femra.net/
Postimi 16 truqe të modës që secila femër duhet t’i dijë u shfaq i pari në Femina.al.