Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Si t’i drejtoni flokët pa përdorimin e hekurit për flokë

$
0
0

Nuk dëshironi që të shkatërroni më shumë flokët, e megjithatë i doni prap të drejta? Praktikoni një herë në javë një nga këto tretmane dhe flokët tuaj do jenë tërësisht të drejta.

Si t’i drejtoni flokët pa përdorimin e hekurit për flokë

Nëse jeni lodhur nga përdorimi i tepërt dhe shkatërrimi i flokëve nga presa dhe feni, dhe dëshironi që të keni flokë të mrekullueshme dhe të drejta, atëherë duhet të provoni një nga këto trajtimet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Të gjithë janë të lirë dhe mund t’i zbatoni ato në shtëpi, pa pasur nevojë për shumë përgatitje, ndërsa rezultati është mahnitës ku do të keni flokë të drejta dhe të rregulluara si në sallonet e bukurisë, e për më tepër do të jenë të shëndetshme dhe të ushqyera mire.

Vaj i ngrohtë

Për këtë trajtim ju duhet vaj kokosi dhe vaj ulliri të cilët duhet t’i përzieni bashkë. Këtë përzierje, aplikoni në flokë të thatë, mbështillni me një peshqir të ngrohtë dhe lajeni pas 45 minutave. Në vend të vajit të ullirit mund të përdorni edhe vaj bajamesh.

Mjaltë dhe qumësht

Mund të përdorni vetëm qumësht, por edhe kombinimin e mjaltit me qumësht. Në një sprej shishe hidhni qumështin, spërkatni flokët, leni që të ulen për rreth gjysmë ore dhe pastaj shpëlani. Sa i përket kombinimit, përzieni qumështin me mjaltin dhe për efekt më të mirë shtoni luleshtrydhe (dredhëza) ose banane. Masën e fituar aplikoni në flokët tuaj dhe leni që të veprojë për rreth 90 minuta dhe pastaj lani flokët.

Uthull molle

Përzieni një lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë, hidhni në një sprej shishe, aplikoni në flokë të lagur dhe masazhoni ato. Lëreni të veprojë për disa minuta e pastaj shpëlani flokët.

Vaj ulliri dhe vezë

Vaji i ullirit është diçka pa të cilën nuk mundet pasi është shumë dobiprurëse si në të ushqyerit poashtu edhe në preparatet e bukurisë. Për këtë tretman janë të nevojshme dy vezë dhe vaj ulliri. Përzieni masën, veni në flokët tuaj dhe pas një ore shpëlajeni.

Limon dhe kokos

Një tjetër recetë për flokë të buta dhe të drejta është me anë të limonit dhe kokosit. Kokosin e imtësuar, përzieni me ujë deri sa të hiqet masa e qumështit. Pastaj shtoni lëng limoni dhe ftohni masën e përzier në frigorifer. Shtresa e butë që formohet në krye të masës aplikohet për masazhim të flokëve dhe pastaj mbuloni me peshqir të ngrohtë. Pas një ore shpëlani flokët./femra.net/

Postimi Si t’i drejtoni flokët pa përdorimin e hekurit për flokë u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles


Prishtinë: E diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë


Femij i vogel ne enderr


Frizura te thjeshta per nuse elegante


Cunami në Top Channel: Nga Rudina Xhunga te Monika Stafa, të gjitha largimet


Misteri i fshatit ku vajzat shndërrohen në djem


Thënie nga Ramiz Karaeski


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


sex me lek


Syri i keq (mësyshi)


Urime Ditelindjen Shoqe