Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Muskujt e “dashurisë” dhe ndjeshmëria seksuale e femrës

$
0
0

Muskujt”e dashurisë”, apo siç njihen në mjekësi me termin muskujt pelvikë (Musculus pubocoçygeus) gjenden në organet gjenitale të femrës dhe mashkullit dhe janë përgjegjëse për ndjeshmërinë dhe kënaqësinë seksuale.

Muskujt e “dashurisë” dhe ndjeshmëria seksuale e femrës

Muskujt pelvikë përbëhen nga disa shtresa, por shtresa e tyrë më sipërfaqësore, që është edhe më pranë lëkurës, përgjigjet për pompimin e klitorit te femra dhe të penisit te mashkulli, gjë që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kënaqësinë dhe ndjeshmërinë gjatë marrdhënieve seksuale. Këto muskuj kontarktohen rreth 5 – 15 herë në mënyrë ritmike gjatë një orgazme.

Sa më të fortë të jenë muskujt pelvikë, aq më sensacionale do të jetë edhe orgazma që arrihet. Në rastin e femrave, sa më të fortë të jenë muskujt pelvikë, më të forta do të jenë edhe ndjesitë e shkaktuara nga ereksioni i penisit, çka stimulon arritjen e orgazmës.
Kur nje femër ka muskuj të fortë pelvikë, ajo i fal njëkohësisht shumë kënaqësi seksuale edhe partnerit të saj, falë lëvizjeve valëzuese që krijohen rreth vaginës në kontakt me organin mashkullor.

Pse dobësohen muskujt pelvikë dhe kush vuan?

Me kalimin e kohës, muskujt pelvikë fillojnë të dobësohen si për femrat, ashtu edhe për meshkujt. Gjithashtu, dobësimi i muskujve pelvikë te femra, zakonisht mund të ndodhë edhe pas periudhës së lindjeve.

Dobësimi i muskujve “të dashurisë” ndikon rrjedhimisht në uljen e ndjeshmërisë dhe kënaqësisë seksuale, në mos arritjen e orgazmës, mund të shkaktojë dhimbje gjatë aktit seksual, si dhe ka një efekt negativ në moskontrollimin normal të urinimit.

Muskujt pelvikë të dobët mund të sjellin edhe ankth e stres si te femrat edhe te meshkujt për shkak të komplikacioneve fizike dhe seksuale që krijojnë.

Gjithsesi, nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi ekzistojnë mënyra për shtyrjen në kohë të këtyre problemeve si dhe për forcimin e muskujve pelvikë.

Një interes i veçantë ju kushtohet muskujve pelvikë të femrës, pasi edhe problemet tek to janë më evidente.

Ushtrimet për forcimin e muskulaturës pelvike

Për forcimin e muskujve pelvikë mund të aplikohen ushtrime të dedikuara fizike. Ushtrimet e mirënjohura në të gjithë botën, për forcimin e muskulaturës pelvike janë të ashtuquajturat “Ushtrimet e Kegelit”.

Përmes këtyre ushtrimeve vagina bëhët më e tonifikuar, orgazmat më të forta dhe jeta seksuale bëhet më e kënaqshme. Gjithashtu edhe meshkujt inkurajohen të ushtrohen në mënyrë që të përmirësojnë ereksionin e penisit dhe vetpërbajtjen seksuale.

muskujt_e_pelvikut

Vështirësitë kryesore që hasin zakonisht femrat gjatë ushtrimeve fizike konsistojnë se duhet trajnuar muskuli i duhur dhe në mënyrën e kohëzgjatjen e duhur.

Sipas studimeve të kryera rezulton se vetëm 50% e njerëzve arrin t’i realizojë në mënyrën e duhur këto ushtrime. Pjesa tjetër trajnon muskujt e gabuar, gjë që shpesh shkakton gjendje lodhjeje, dhimbje shpine apo moskontrollim të urinës.

Një ndihmë të veçantë në këtë drejtim ofron “COME” – trajnuesi dhe indikatori i muskujve pelvikë, produkt austriak i një cilësie superiore. Përdorimi i COME mundëson fuqizimin e menjëhershëm të muskulaturës pelvike në një mënyrë të thjeshtë, të natyrshme, efektive dhe të matur.

Me COME ju do arrini të forconi në mënyrë efikase muskulaturën pelvike, do të përmirësoni ndjeshmërinë dhe kënaqësinë tuaj seksualetë, do të mund të arrini orgazmën dhe të ndaloni “mospërmbajtjen”. Për më tepër, do arrini të korrigjoni probleme me pamjen e jashtme nëpërmjet një qëndrimi më të përmirësuar dhe ta merrni veten më shpejt pas lindjes.

Si të dallojmë muskulin e duhur?

Muskuli kryesor të cilit do i bëni ushtrime është pjesa qëndrore pelvike dhe quhet muskuli PC (Musculus pubocoçygeus). Nëse nuk jeni të sigurta ku ndodhet ky muskul, mund ta identifikoni në mënyrën e mëposhtme:

Indikatori COME ju siguron që po forconi muskulin e duhur. Kur aplikoni presionin e duhur, indikatori do ulet, kur ju shtendoseni, do ngrihet. Kur jeni të sigurta që po bëni ushtrim me muskulin e duhur, nuk është e nevojshme të nxirrni indikatorin. Mund të vazhdoni ta forconi muskulaturën në këtë mënyrë.

come

Uluni në një pozicion të rehatshëm. Mënyra më e mirë është gjysmë ulur, gjysmë shtrirë, me këmbët e ngritura dhe kofshët të hapura pak. Kontraktojeni fort muskulin PC për të paktën 4 sekonda dhe ruajeni presionin gjatë gjithë kësaj kohe. Pastaj shtendosuni për të paktën 8 sekonda para se ta kontaktoni muskulin sërish. Nëse është e mundur, përsëriteni të paktën 30 herë. Nëse doni të bëni më pak përsëritje, rrisni kohën e kontraktimit. Rëndësi ka ta çoni muskulin deri në limit. Sesioni duhet të përfundojë me 5-10 kontaktime të shpejta, por tepër intensive. Mos harroni, më pas duhet të çlodheni. Pas një periudhe ushtrimesh një ose 2 javore, rekomandohen 2 seanca në ditë.
Muskujt e “dashurisë” dhe ndjeshmëria seksuale e femrës
Këto udhëzime duhet t’ju sigurojnë orientimin për përdorim vetjak dhe mund të përshtaten sipas aftësive dhe nevojave fizike individuale. Merrni dhe nxirrni frymë rregullisht gjatë procesit të kontraktimeve dhe mos aplikoni presion të tepruar.

  • Para përdorimit të COME – trajnuesit të muskujve pelvikë, lexoni me vëmendje manualin e përdorimit ose kosnultohuni me mjekun tuaj.

Postimi Muskujt e “dashurisë” dhe ndjeshmëria seksuale e femrës u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles