Bima e livandës rritet në Afrikën Lindore dhe Veriore, ne vendet e Mesdheut, Europën Jugore, Indi dhe Arabi Saudite, por tani kultivohet dhe në vendin tonë.
Ju sjellim disa përfitime shëndetësore që i atribuohen çajit të livandës:
- Ndihmon në lehtësimin e pagjumësisë.
- Qetëson nervozizmin dhe ankthin. Mund të përdoret gjithashtu për të lehtësuar stresin.
- Trajton infeksionet në stomak dhe zorrë, si dhe fryrjen dhe dhimbjen e barkut.
- Lehtëson dhimbjet e kokës, migrenën.
- Ndihmon në zbutjen e ftohjes, kollës, bronkitit dhe astmës, problemeve në sistemin e frymëmarrjes.
- Ul djersitjen dhe rrjedhimisht ul temperaturën e trupit gjatë etheve.
Përgatitja: Lëreni çajin të ziejë për rreth 7-10 minuta. Pastaj kullojeni, lëreni të ftohet, shtoni një ëmbëlsues (mjaltë ose sheqer dietik), pak lëng limoni, disa copa akulli dhe vetëm shijojeni!
Ne të gjithë kemi mundësi të bëjmë zgjedhje në jetë dhe duhet të bëjmë atë që është më mirë për veten!
Postimi Çaj Livande me akull shërues magjik! u shfaq i pari në Femina.al.