Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

6 ushqimet që luftojnë dhimbjen menstruale

$
0
0

Keni dhimbje para dhe gjatë ciklit dhe nuk doni të përdorni medikamente? Ja disa ushqime që mund t’iu ndihmojnë.

6 ushqimet që luftojnë dhimbjen menstruale

  1. Produktet e qumështit, kalciumi dhe vitamina D
    E keni menduar ndonjëherë se qumështi mund t’iu pakësojë dhimbjet gjatë ciklit? Studimet kanë treguar se ato femra që pine 4 gota qumësht apo konsumojnë nënprodukte të tjera të tij, kanë rreth 40% më pak dhimbje menstruale.
  2. Spinaqi, kokrrat e sojës dhe magnezi
    Nëse konsumoni soja, spinaq të freskët, produkte me miell gruri apo misri të cilat përmbajnë magnez do e kaloni më me lehtësi “dëshpërimin” para menstrual.
  3. Frutat e thata dhe vitamina E
    Arrat, bajamet, lajthitë, etj përmbajnë vitamine E dhe kjo pakëson simptomat para menstruale.
  4. Produktet qe përmbajnë hekur
    Nëse keni gjakrrjedhje te madhe, konsumoni më shumë produkte që përmbajnë hekur.
  5. Farat e lirit
    Farat e lirit, ashtu si edhe soja përmbajnë photoestrogjen, një element kimik ky që imiton veprimin e estrogjenit dhe ruan ekuilibrin hormonal gjatë ciklit.
  6. Glucidet komplekse nga frutat dhe perimet
    Gjatë periudhës menstruale të shumta janë femrat që kanë etje për glucidet e marra nga çokollata apo kremrat e ndryshme. Në fakt në vend që të konsumoni ëmbëlsira, zgjidhni fruta dhe perime. Ato do iu ndihmojnë edhe të keni me pak gjakrrjedhje.

Postimi 6 ushqimet që luftojnë dhimbjen menstruale u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles