Ajo puth butësisht duart e djalit të saj të vogël. Logan ishte dëshmitari kryesor në dasmën e prindërve të tij. Kjo ndodhi të shtunën. Por… sot Logan, vogëlushi 2 vjeçar, vdiq nga kanceri.
Historia e amerikanit Logan Stevenson preku botën mbarë. Që në fund të korrikut, prindërit mësuan për fatin e fëmijës së tyre: ai kishte vetëm pak javë jetë.
Menjëherë ata vendosën që të afrojnë dasmën e planifikuar për në vitin 2014. Logan duhej ta përjetonte dasmën e prindërve të tij.
“Një ëndërr e jona u bë realitet,” tha mamaja Christine mes lotëve.
Vogëlushi përcolli mamanë për në altar. Të hënën në mbrëmje Logan vdiq në krahët e mamasë së tij.
Në Facebook, ajo shkroi: “Tani ai është me engjëjt dhe nuk ka më dhimbje”. “Në orën 20:18, ai mori frymë për herë të fundit në krahët e mi”.