Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Menta kundër gazrave

$
0
0

Konsumimi i çajit nga menta mund t’i lehtësojë mundimet e shkaktuara nga gazrat pas ndonjë ushqimi që vështirë tretet.

menta

Jo rrallë ju ka ndodhur që konsumoni brokoli, lakër ose fasule, dhe më pas të ndjeheni sikur në zorrët tuaja zhvillohet ndonjë luftë.

Kjo vjen për shkak se këto ushqime përmbajnë karbohidrate që nuk tretet në zorrë. Në vend se enzimat t’i tresin dhe ato të absorbohen, këto përbërës arrijnë në zorrën e trashë ku zbërthehen nga bakteret, duke prodhuar gazra.

Por, zgjidhja për këtë problem mund të jetë në kuzhinën tuaj. Çaji i mentës është një produkt natyral për të luftuar këtë problem të pakëndshëm. Menta përmban substanca të cilat ndihmojnë muskulaturën e zorrës të relaksohet.

Kështu, përveç që do ta freskoni gojën duke pirë një çaj mente pas ushqimeve gazra-sjellëse, ju do të ndjeni më pak fryrje dhe më pak mundime të pakëndshme./mjeku/

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267