Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Kujdes: klori nëpër pishina është i rrezikshëm për fëmijët!

$
0
0

Fëmijët të cilët rregullisht vizitojnë pishinat, kanë më shumë shanse që të sëmuren nga astma, paralajmëron një kërkim i shkencëtarëve belgë.

pishina

Rezultatet e publikuara në magazinën profesionale “Journal of Pediatrics”, kanë treguar qe klori në pishina rrit rrezikun e sëmurjes nga astma tek fëmijët, deri ede në tri herë më shumë.

Shkencëtarët belgë të Universitetit Luvain në Bruksel zhvilluan këto kërkimë të cilat përfshinë 341 nxënës, ku 43 prej tyre kanë qenë të përfshirë në programin e mësimit të notit në pishinat e mbyllura të shkollave.

Mjeku Albert Bernard së bashku me bashkëpunëtorët studioi fëmijët të cilët janë sëmurë nga astma, morri mostrat e gjakut dhe i përcolli pasojat e larjes në pishinë me klor.

Kjo i vërteton rezultatet e kërkimeve të mëhershme të cilat kanë dëshmuar ndërlidhjen e klorit të pishinës me astmën tek notuesit të cilët mërrin pjesë nëpër gara.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles