Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

A ju erdhi fundi sëmundjeve? Shkencëtarët kanë zbuluar super-mjaltin i cili shëron plagët dhe infeksionet!

$
0
0

Aftësitë shëruese të mjaltit janë të njohura qysh nga parahistoria. Mirëpo, kohë më parë shkencëtarët kanë zbuluar mjaltin i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshmi.

Mjalta

Mjalti është prej kohës i njohur për veprimin e tij çudibërës dhe ndikimin pozitiv që ka në shëndetin tonë. Mirëpo, disa kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar të ashtuquajturin “super-mjaltë” i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshëm.

Në fakt, “fuqia” e tij lidhet me shërimin e disa llojeve të plagëve dhe infeksioneve tek njerëzit. Testimet në një periudhë njëvjeçare i ka bërë një grup i shkencëtarëve amerikanë dhe pas shumë provave që janë bërë tek foshnjet, gratë gjidhënëse, pacientët me karcinom si dhe tek personat e moshuar, erdhën deri tek rezultatet mahnitëse.

Gratë të cilat kanë patur problem me infeksionet nga prerja cezariane, duke iu falënderuar këtij mjalti, janë shëruar për vetëm disa ditë, kurse periudha e njejtë e shërimit është nevojitur edhe tek personat të cilat kanë qenë me plagë dhe infeksione të shkaktuara nga pickimi i shumë insekteve.

Ky lloj mjalti ka hasur në aprovim të menjëhershëm nga shumë organizata shëndetësore, mirëpo ende nuk mund të gjendet në tregun e lirë.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles