Besoj se keni dëgjuar edhe më parë se molla ka shumë benefite për shëndetin, ajo të mban larg nga shumë sëmundje dhe është e pasur me shumë vitamina dhe minerale esenciale për ju.
Pavarësisht llojit: e bardhë, e verdhë apo e kuqe molla është një frut i mrrekullueshëm për benifitet që ju sjell. Më poshtë po listojmë 7 arsyet kryesore pse duhet të konsumoni mo llë çdo ditë.
- Mollët janë shumë të pasura më antioksidantë: ndikojnë kundra radikaleve të lira, përforcojnë sistemin tuaj imunitar dhe parandalojnë shumë sëmundje.
- Mollët ju bëjnë mirë për sytë: falë përmbajtjes së lartë me antioksidantë, mollët bëjnë mirë për sytë dhe për shikimin dhe parandalojnë kararaktin e syve.
- Mollët janë të pasura me fibra: ato rregullojnë sistemin dixhestiv dhe intenstinal, ndikojnë në kontrollin e urisë duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes midis vakteve.
- Mollët bëjnë mirë për mëlçinë: ato largojnë toksinat nga organizmi dhe ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë.
- Mollët parandalojnë sëmundjet e zemrës: falë nivelit të lartë të fibrave, mollët ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës.
- Mollët përforcojnë sistemin imunitar dhe rezistencën: molla është shumë e mirë për tu konsumuar edhe para ushtrimeve fizike pasi ndihmon në thithjen e oksigjenit dhe rrit rezistencën tuaj.
- Mollët ju ndihmojnë të bini në peshë: një mollë ka efekte shumë pozitive për dobësim, sidomos kur konsumohet esëll në mëngjes. Ato kanë pak kalori dhe ndërpresin oreksin, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes.
Postimi 7 arsye pse duhet të konsumoni mollë çdo ditë u shfaq i pari në Femina.al.