Trangujt janë perimet e katërta më të kultivuara në botë dhe një nga perimet më të mira për shëndetin e përgjithshëm të organizmit tuaj. Për ta shpesh flitet si për “superushqim”.
Shpesh spërkaten me pesticide, prandaj është e nevojshme të blihen organikë, ose edhe më mirë, t’i kultivoni vetë.
Naturalnews.com sjell 10 përparësitë e trangujve:
- Janë burim i pasur i vitaminës B. Shtyni për me vonë lëngjet dhe filxhanin me kafe dhe hani një copë trangull.
- Hidratojnë trupin dhe japin dozën ditore të vitaminës C. Trangujt kanë 95 për qind ujë, çka do të thotë që hidratojnë trupin dhe ndihmojnë gjatë largimit të toksinave të tepërta.
- Lëkura dhe flokët po ashtu përparojnë për shkak të trangullit. Ndihmojnë në rritjen e flokëve, ndërsa po ashtu kanë efekt kundërinflamator në lëkurë.
- Disa përbërës të trangullit veprojnë ashtu që mund të luftojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit, siç është kanceri i gjirit, vezorëve ose i prostatës.
- Trangujt janë të mirë edhe për pastrimin në shtëpi – kështu për shembull largojnë turbullirën apo mjegullimin nga pasqyra.
- Largojnë kundërmimin e pakëndshëm të gojës.
- Shërojnë dhimbjen e kokës nga mamurllëku
- Ndihmojnë gjatë humbjes së peshës së tepërt trupore dhe ndihmojnë tretjen.
- Shërojnë diabetin, reduktojnë kolesterolin dhe kontrollojnë tensionin e gjakut.
- Lehtësojnë dhimbjet që shkakton artriti.
Postimi 10 arsye për konsumimin e trangujve u shfaq i pari në Femina.al.