Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Pija nga farat e lirit për një linjë të mahnitshme dhe lëkurë shkëlqyese

$
0
0

Farat e lirit përmbajnë komponente të shumta të dobishme, duke përfshirë vitamina, minerale, acide yndyrore dhe fibra, të cilat e normalizojnë punën e zorrëve.

Ky lloj i farave e pastron organizmin nga toksinet, e normalizon metabolizmin, ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe e ulë oreksin. Duke vepruar kështu, absorbon përbërës të caktuar nga ushqimi të cilin e konsumojmë, i pastron zorrët dhe në të njëjtën kohë e siguron organizmin me lecitin.

fara_liri

Acidet yndyrore që i përmbajnë farat e lirit, e aktivizojnë indin dhjamor duke ndihmuar në “shkrirjen” e tij. Për këtë shkak, farat e lirit janë ideale për të ju ndihmuar për të rënë nga pesha.

Nga farat e lirit bëhet pije, i cili ka një spektër të gjerë të ndikimit pozitiv në të gjithë organizmin dhe i cili do të ju ndihmojë që në mënyrë të shëndetshme të largoni peshën e tepërt, pa dietë si dhe ta mbani peshën e dëshiruar pa jo-jo efekt.

fara_liri_trupi

I rekomanduar nga shumë nutricionistë, kjo pije është gjithashtu edhe shëruese dhe kryesisht e nevojshme nga personat që vuajnë nga gastriti, çiri  në lukth, hemoroide dhe do të ju ndihmojë në shërimin e cistitit.

Përgatitja

Në mbrëmje bëjeni këtë: në 1 litër ujë të vluar, vendosni 3 lugë (gjelle) fara liri dhe lereni të qëndrojë gjatë gjithë natës. Më mirë është të përdorni termos. Nëse nuk keni, përdorni ndonje enë me kapak. Në mëngjes filtroni ujin nga farat dhe do të fitoni një pije më të trashë dhe të shijshme, të cilën duhet ta përdorni. Sipas dëshirës, mund të përdorni mjaltë për ta ëmbëlsuar. Farat që do të ju mbeten pas filtrimit, mos i hidhni por konsumoni në mëngjes dhe mbrëmje.

fara_liri_pergatitja

Mënyra e konsumimit

Lëngu i fituar konsumohet gjatë gjithë ditës, 3 – 4 herë brenda ditës nga 150 ml, gjysëm ore para çdo haje kryesore.

Lëngu përgatitet çdo natë për ditën e ardhëshme. Është me rëndësi që mos ta ruani lëngun e njejtë për 2 ditë sepse duhet të konsumohet i freskët.

Ky lëng konsumohet 10 ditë me rradhë, pas të cilave bëhet pauzë prej 10 ditëve dhe kështu me rradhë mund të vazhdoni ta konsumoni (me pauzat e njejta) deri në arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Aplikimi

Në këtë mënyrë mund ta rregulloni peshën trupore. Nuk shkakton varshmëri kurse ju mund të dobësoheni në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurtë. E gjithë kjo është individuale, me qëllim të zvogëlimit të peshës trupore, janë të nevojshme 3 – 5 tretmane të tilla.

Pini më shumë ujë gjatë ditës.

fara_liri_leng

Rezultatet

Kjo pije e zvogëlon oreksin ashtu që shumë lehtë do të arrini rezultate të shpejta nëse e përdorni për qëllim të rënies në peshë.

Me konsumim të rregullt, do të vëreni edhe ndryshime pozitive në gjendjen e lëkurës e cila bëhet e shëndetshme, e shtrenguar dhe elastike.

Gjatë kohës së rënies nga pesha, lëkura nuk do të varet, e çfarë është më e mirë – nga ndikimi i pijes do të largohet edhe celuliti.

Kontraindikacione

Edhe përkundër gjitha të mirave shëndetësore nga farat e lirit, megjithatë ekzistojnë kontraindikacione të cilat mund të paraqiten me përdorimin e kësaj pije. Kjo pije nuk rekomandohet të konsumohet në rastet vijuese:

  • Personat me probleme në mëlqi
  • Persona me gurë në veshkë

Na shkruani në komente./Femina.al/

 

Postimi Pija nga farat e lirit për një linjë të mahnitshme dhe lëkurë shkëlqyese u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles