Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

10 mënyra për të rritur shanset për shtatzëni

$
0
0

Disa femra ngelin shtatzënë pa ndonjë mund të caktuar; përderisa të tjerat kalojnë muaj dhe vite të tëra duke u përpjekur që të mbeten shtatzënë. Pse? Ekspertët e pranojnë se është me të vërtetë një mister.

10 mënyra për të rritur shanset për shtatzëni

“Ne kemi disa faktorë tregues si të llojit kur nëna juaj ka kaluar në menopauzë apo kur janë ciklet tuaja të rregullta, por femrat nuk tregojnë gjithçka”, thotë Sarah Berga, drejtore për shëndetin e grave në Winston-Salem. “Pra, shumçka varet nga vet individi”.

Por, ekzistojnë mënyra që ju dhe partneri juaj mund të rrisni shanset për konceptim. Lexoni më poshtë disa nga ndryshimet e mënyrës së jetesës.

  1. Largoni varësinë nga pijet me gaz
    Femrat që pijnë dy ose më shumë pije me gaz në ditë, kanë gjasa rreth 16% për ulje të fertilitetit në krahasim me femrat që nuk pijnë, sipas një studimi të bërë në vitin 2012 nga Lauren Wise.
  2. Shkoni në shtrat herët
    Hulumtimet sugjerojnë se femrat që i nënshtrohen in vitro fertilizimit arrijnë rezultate më të mira nëse bëjnë rregullisht shtatë deri tetë orë gjumë në natë.
  3. Mirëmbani dhëmbët
    Sëmundjet e mishit të dhëmbëve dhe gojës në përgjithësi ju shtojnë ekstra dy muaj të kohës që ju duhet të ngelni shtatzënë, tregon hulumtimi Australian i bërë në vitin 2011. Sigurohuni që të kontrolloni dhëmbët para se të provoni të ngelni shtatzënë.
  4. Ushtroni, por mos e teproni
    Femrat e holla që ushtrojnë fuqishëm pesë orë në javë ose më shumë, kanë 42% gjasa më pak për të ngelur shtatzënë se sa ato që ushtrojnë më pak, sugjerojnë hulumtimet e bëra në këtë lëmi.
  5. Mos e lejoni partnerin të bëhet parazit
    Meshkujt që shikojnë më shumë se 20 orë në javë TV, kanë 44% spermë më të dobët në krahasim me ata që shikojnë pak ose fare nuk shikojnë, thuhet sipas një studimi të bërë më 2013 në Harvard.
  6. Trajtoni ankthin kronik
    Nëqoftëse niveli i stresit është shumë i lartë tek ju, ju thjeshtë do të pengoheni që të ovuloni, shpjegon Dr. Berga.
  7. Provoni të shmangni glutenin
    Një studim i fundit i bërë në Univerzitetin e Kolumbisë sugjeron se 6% e femrave me infertilitet të pashpjeguar kanë sëmundje celiake (vështirësi në tretjen e ushqimit). “Ata prodhojnë antitrupa që mund të ndërhyjnë me zhvillimin e placentas”, thekson autori i studimit Peter Green. Pasi pacientët iu nënshtruan dietës pa gluten, ata ishin në gjendje të konceptohen brenda një viti.
  8. Inkurajoni partnerin për të humbur peshë
    Meshkujt të cilët janë mbipeshë apo obezë, kanë më shumë gjasa për të pasur sasi të vogël të spermës si dhe koncentrim të dobët, sipas një studimi më 2013.
  9. …dhe, lëreni duhanin
    Duhani ndikon në cilësinë e dobët të spermës, sipas shoqatës amerikane të mjekësisë riprodhuese, e cila është edhe arsyeja pse ajo rekomandon ndalimin e pirjes së duhanit nëse dëshironi të konceptoheni.
  10. …dhe, largoni celularin e tij
    Meshkujt që i mbajnë celularët e tyre në bel apo në xhepat e pantallonave të tyre kanë gjasa për koncentrim të dobët të spermës, sipas një publikimi të bërë nga Grupi Punues Mjedisor, kjo ndodhë për shkak të valëve elektromagnetike që lëshojnë.

A jeni duke u përpjekur që të ngelni shtatzënë? Ajeni të gatshme që të ndihmoni studiuesit për të shqyrtuar nëse faktorët e jetesës si dieta, stërvitjet dhe mjekimi ndikojnë në fertilitetin?/femra.net/

Postimi 10 mënyra për të rritur shanset për shtatzëni u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles