Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Bakllava klasike

$
0
0

Përbëresit:

  • 10 vezë;
  • 12 lugë kos;
  • 1 gotë uji vaj;
  • 1 gotë uji qumësht;
  • 1 majë luge sodë buke;
  • Në majë të gishtërinjëve kripë;
  • 750 gr gjalpë (gjalpi shkrihet dhe vlon gjersa tështresohet shkuma dhe të mbetetgjalpë i pastër pa ujë dhe shkumë).

Sherbeti:

  • 2-3 kg sheqer;
  • 1-1/2 litër ujë;
  • 1/2 limoni;
  • 1 sheqer vanilje

Bakllava klasike

Udhëzime

  • 10 të verdhat dhe 1 e tërë e vesë tunden mirë me tel kuzhine;
  • Shtohen kosi, qumështi dhe vaji duke e përzier edhe më tutje, gjersa masa të bëhet e njëllojtë.
  • Shtohet gradualisht miell duke e përzier me lugë, gjersa masa të marrë trashësinë e brumit shumë të butë.
  • Ngjeshet edhe pak në tavolinë të përmillur, duke patur kujdes që brumi të gatuhet mirë dhe të mbetet i butë.
  • Brumi ndahet në 60-70 kuleç.
  • Rriten kuleçët në madhësi të pjatës së ëmbëlsirës dhe duke i hedhur çdonjërit nisheste, vendosen nga 6 njëri mbi tjetrin.
  • Hollohen nga dy kuleç përnjëherë në petë të hollë, në madhësi të tepsisë së rrumbullakët, duke ju hedhur vazhdimisht nisheste, në mënyrë që të hapen më lehtë.
  • Nga 6 petë njëra mbi tjetërën vendosen në çarçaf të pastër.
  • Pasi të hollohen të gjitha petët, vendosen në tepsi duke i spërkatur me gjalpë.
  • Arrat hidhen në mes, ose në dy rradhë.
  • Priten petët përreth tepsisë.
  • Bakllava pritet në delima, ose sipas dëshirës në mes hëna dhe pastaj në delima.
  • Gjalpi i shkrirë hidhet me lugë nga të gjitha anët njëllojë.
  • Piqet në temperaturë 1300 C gjersa të skuqet në brendi dhe njëlloj sipër.
  • Bakllava e ftohur përvëlohet me sherbet valë.
  • Mbulohet dhe 24 orëpas,mund të shërbehet.

Udhëzime: Sherbeti

  • 2,1/2-3 kg sheqer, vlon me 1.1/4 -1.1/2 litër ujë.
  • Shtrydhet ½ limoni dhe hidhet në sherbet.
  • Pas çastit të vlimit, vazhdon të vlojë 7 minuta në zjarrë të mesëm duke ia shtuar edhe sheqerin vanilje.
  • Largohet nga zjarri, hidhet 1 filxhan kafeje ujë i ftohtë, përzihet mirë dhe me sherbetin valë, përvëlohet bakllavaja e ftohur.

Postimi Bakllava klasike u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles