Biskota me mjaltë janë ideale për mëngjesin të shoqëruara me një gotë qumësht. Këto biskota mund ti përgatisim më parë dhe i ruajmë në një vazo qelqi. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe shumë të shijshme.
Përbërësit për Biskota me mjaltë
300 gr miell
80 ml kos i bardhe
100 gr mjaltë
2 veze
80 gr gjalpë i shkrirë
maja pluhur për ëmbëlsira
Për lyerje
1 të verdhe vez
Përgatitja e biskotave
Ne një ene, përziejmë miellin se bashku me majanë pluhur. Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë së bashku me dy vezët.
I përziere se bashku në brendësi të enës derisa të arrijmë një masë homogjene. Më pas brumin e mbështjellim me qeske kuzhine dhe e leme te pushoi për 30 minuta.
Pasi brumi ka pushuar, e ndajmë ne dy pjese dhe gjysmën e mbështjellim përsëri me qeske dhe me okllahi (pec) e hapim ne petë me trashësi rreth 5 milimetra.
Me ndihmën e formave e presim brumin dhe e vendosim ne tave, ku kemi shtruar letër kuzhine.
Pasi kemi prerë të gjitha biskotat, dhe i kemi shtruar në tave, rrahim një të verdhë veze dhe me ndihmën e një furçe kuzhine i lyejmë me kujdes në sipërfaqe.
Biskotat me mjaltë i pjekim ne furë të nxehur me parë në temperaturën 180°C për 20 minuta.
Biskotat janë gati për tu shërbyer, ideale të shoqëruara me një gotë qumësht.
The post Biskota me mjaltë appeared first on Femina.al.