E keni në kuzhinën tuaj…
Netët e ftohta të dimrit mund të jenë të rehatshme. Mirëpo, buzët e thata jo. Para se të dilni jashtë dhe të shpenzoni një pasuri të vogël në balsame, kremëra dhe pomade qetësuese, ndaloni njëherë. Ne kemi gjetur një mënyrë shumë të mirë për të zbutur buzët para se era apo moti i ligë ti rrah ato.
Çfarë ju nevoitet?
Një qeskë me çaj (preferohet e gjelbër, por funksionon edhe me tjera), si dhe një gotë me ujë të ngrohtë.
Çfarë të bëni? Hudhni qesen e çajit në ujë të ngrohtë deri sa të laget apo njomet mirë, dhe pastaj shtypni në buzët tuaja të krisura për 3 deri 5 minuta.
Pse kjo metodë funskionon më mirë se balsami për buzë: tanini që gjendet në qesen e çajit ndihmon në zbutjen e thatësisë dhe riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës në sipërfaqe, duke rifreskuar buzët pothuajse mënjëherë. Me të vërtetë po!
The post Si të tejkaloni problemin e buzëve të thata duke mos përdorë balsam? appeared first on Femina.al.