Mbroni organizmin tuaj nga ftohjet dhe virusët e dimrit në mënyrë që me kohë ti përdorni këto suplementë.
Ndoshta pyeteni se cilat suplemente duhet ti konsumoni për ta përgatitur organizmin tuaj për dimër?
Kjo është këshilla jonë: magnez, hekur dhe zink.
Magnezi është njëri ndër mineralet më të rëndësishëm që forcon zemrën. Mungesa e magnezit e rritë rrezikun e problemeve të zemrës dhe spazmave të muskujve por edhe mund të sjellë në humbjen e ndjenjës në durë dhe këmbë.
Magnezi merr pjesë në pothuajse të gjitha funksionet e trupit andaj nuk guxoni të lejoni një deficit të tij.
Sa i përket hekurit, pasiqë largohet nga trupi nëpërmjet djersës, feces, urinës dhe gjakut (gjatë menstruacioneve), në organizëm mund të paraqitet mungesë nëse ushqimi që konsumoni nuk është i pasur me hekur dhe pasojat janë lodhje kronike, zbehje, ndjeshmëri ndaj infeksioneve, anemi.
Dhe në fund, por jo edhe më pak i rëndësishëm, zinku është një suplement që bën çudira për imunitetin tuaj saqë tani në këtë kohë do të jetë gjëja më e mirë që mund ta bëni për organizmin tuaj duke përdorë zink./Femina.al/
The post 3 suplementë të fuqishëm që do t’ju mbrojnë nga ftohjet dhe virusët appeared first on Femina.al.