Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Nëse mendoni se çokolata është e dëmshme për shëndetin tuaj, lexoni këtë!

$
0
0

Kënaquni me shijen e çokolatës pa asnjë ndjenjë faji. Shkenctarët e quajnë “super ushqim” kurse mjekët e përdorin në trajtimin e disa problemeve shëndetësore. Po, çokolata është e mirë për shëndetin tuaj.

Nëse mendoni se çokolata është e dëmshme për shëndetin tuaj, lexoni këtë!

Më herët e shpallur si e dëmshme, tani çokolata kalon në anën e “të mirëve” për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve të cilët e rritin imunitetin. Gjithashtu përmbanë edhe teobromin, një përbërës i mirë për sistemin nervor kurse hulumtimet më të reja të kryera në Imerial College në Londër kanë treguar se çokolata mund ta ndal edhe kollën, shkruan Daily Mail, transmeton Femina.al

Përveç që është e shëndetshme për ta konsumuar, disa mjek e rekomandojnë edhe si pjesë e terapive të caktuara. Njëri prej tyre është K.Atsina nga fakulteti i mjeksisë në Gana i cili tani një kohë të gjatë përdorë kakao pluhur në shërimin e diabetit dhe hipertensionit, kurse kolegu i tij F.Kvaku Adai në reçetat e tij shkruan nga dy gota kakao në ditë si preventivë nga malaria.

Edhe humori i mirë është i lidhur me konsumimin e çokolatës.

“Në vitet e fundit, përbërësit natyral si që janë flavonoidet, të cilat në sasi të mëdha gjendet në çokolatë, përdoren si antidepresivë” shpjegon profesor Donatela Lili nga Universiteti Florenza në Itali.

Për të arritur efektin maksimal pozitiv rekomandohet konsumimi i një sasie të moderuar të çokolatës, kurse të gjitha këto këshilla kanë të bëjnë kryesisht për çokolatën e zezë e cila përmbanë sasi më të madhe të kakaos në përqindje./Femina.al/

The post Nëse mendoni se çokolata është e dëmshme për shëndetin tuaj, lexoni këtë! appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles