Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

“Qumështi i artë”– pija që do t’ju ndryshojë jetën

$
0
0

Qumështi i Artë është një pije e shijshme dhe tepër e shëndetshme, të mirat e së cilës janë të pafundme. Ёshtë veçanërisht e përshtatshme për ta konsumuar në mbrëmje.

"Qumështi i artë" - pija që do t'ju ndryshojë jetënPërbërësi kryesorë në këtë reçetë është turmeriku (shafrani i Indisë), i cili ka veti antioksidante, anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene. I kombinuar me piper, përfitimet e turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme.

Përparësi të tjera:

  • Forcon sistemin imunitar;
  • Anti – kancerogjen;
  • Ndihmon tretjen e ushqimit;
  • Pastron mëlçinë;
  • Rregullon metabolizmin;
  • Normalion tensionin e lartë të gjakut;
  • Përmireson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën;
  • Efektiv në probleme të ndryshme të lëkurës;
  • Zvogëlon trigliceridet;
  • Antioksidant, antiseptik, analgjezik

Si përgatitet Qumështi i Artë?

Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën.

Përbërësit (për 1 person):

  • 1 filxhan qumësht;
  • ½ lugë (gjelle) turmerik pluhur;
  • ½ lugë (e vogël) piper pluhur;
  • 1 lugë (gjelle) mjaltë;
  • ½ lugë (gjelle) vaj kokosi;
  • ¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur

Përgatitja:

Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni.

Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).
Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.

The post “Qumështi i artë” – pija që do t’ju ndryshojë jetën appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles