Nëse dyshoni se ushqimi juaj mund të jetë me pesticide helmuese, ky artikull do ju ndihmojë në shpjegimin se si ti largoni ato.
- Krijoni një sprej natyror për pastrim
Duke kombinuar një lugë me lëng limoni dhe dy lugë me sodë të bukës, i shtoni ujë në shishen e sprejit dhe do të keni një mjet efektiv për pastrimin e ushqimit tuaj. - Sigurohuni të keni hequr lëvoren
Për pemët dhe perimet sikur patatet, avokadot, portokajt, mangot, karrotat e tj, heqja e lëvores ndihmon në çlirimin e plotë nga toksinat. Sigurohuni që pas qërimit pemët dhe perimet të lahen. - Provoni tretje me uthull
Pesticidet normalisht përmbajnë organofosfate, karbamate dhe shumë helme të tjera që dëmtojnë shëndetin tuaj. Sidoqoftë, nëse merrni një lugë me uthull dhe e derdhni në enën në të cilën ndodhen frutat, pastaj i derdhni ujë sipër, atëherë i keni pastruar frutat nga toksinat. - Provoni ujë të kripur
Shpëlarja e ushqimeve me ujë të kripur i pastron nga pesticidet, vendosni frutat në një enë të madhe në të cilën shtoni gjysmë luge me kripë dhe ujë, dhe do i pastroni ato. - Lani frutat në ujë të ngrohtë
Nëse nuk keni kohë për asnjërin nga opsionet e cekura më lartë, minimalja që mund të bëni është shpëlarja me ujë të ngrohtë. Sigurohuni që uji mos të jetë tepër i ngrohtë.
Shpresojmë që ky artikull t`u ketë ndihmuar në përmirësimin e metodave të pastrimit të ushqimeve nga pesticidet.
The post 5 mënyrat se si të largoni pesticidet nga ushqimet tuaja appeared first on Femina.al.